Home KRYESORE Rama mbush sytë me lot: Më akuzoi Berisha, djali mu fut poshtë...

Rama mbush sytë me lot: Më akuzoi Berisha, djali mu fut poshtë krevatit!

Për herë të parë, Kryeminitrit Rama, që zakonisht nuk i mungojnë batutat e herëpashershme gjatë inervistave televizive, mbrëmjen e sotme në studion e Eni Vasilit, i rrjedhin lot kur përmend të birin…

Në “Studio e Hapur” në News24, kur u prer një temë delikate si ajo e akuzave personale të ish-kryeministrit Berisha ndaj tij. Ai kujtoi akuzat e Berishës mbi atësinë e djalit të tij të madh Gregut dhe tha se e kishte gjetur poshtë krevatit të tmerruar e nuk pranonte të dilte që atje.

“Ne do ta luftojmë krimin dhe drogën, me gjithë shqetësimet që iu shkaktohen familjarëve tanë dhe shqiptarëve të ndershëm me këto maskarada”, tha Rama.

Vasili: Kur thoni familjarët çfarë keni parasysh?

Rama: Kam parasysh djalin tim, që ishte fëmijë kur dola në fushatë elektorale dhe tha ky (Berisha në ekran) që ka akuzuar babain e vet për atësinë e të birit.

Kam parë djalin tim të tmerruar, që nuk dilte nga poshtë krevatit. Akuzat…overdozë, overdozë. Do t’i shkoj deri në fund kësaj pune, sepse unë e dua Shqipërinë. Unë nuk i ndahem këtyre deri sa njerëzit të më besojnë.

Vasili: E keni biseduar me Gregun më pas?

Rama: S’kam pasur kohë sepse kanë vazhduar të tjera, e të tjera. Thjesht janë vetëm sakrifica dhe as nuk i qahem njeri dhe s’ia kërkoj njeriu. Po ju them pse jam unë këtu. Është e pamundur që ky vend të bëhet normal. Mos ki frikë, shife se ai të do ty (I drejtohet Eni Vasilit që moderatorja të shihte foton e Berishës në sfond).

Vasili: Edhe juve ju do…

Rama: E di e di.

Vasili: Doja të dija nëse po bëni përpjekje për të ruajtur Zahon

Rama: Ç’hyn Zaho këtu? Lëre atë se i del gogoli pastaj.

Share: