“Rekomandojmë marrjen e të gjitha masave organizative për përgatitjen e vend-strehimeve apo vend-qëndrimeve provizore për grupe të tilla në nevojë emergjente dhe këdo tjetër që kërkon ndihmë nga organet e pushtetit vendor me qëllim parandalimin e situatave që mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e tyre”, rekomandon z. Totozani ne titullin e Avokatit te Popullit dhe shprehet më tej se kushtet klimetarike pritet të përkeqësohen në muajt në vijim dhe temperaturat ulen ndjeshëm, çka e bën emergjente marrjen e masave në ndihmë të personave në nevojë dhe të pastrehëve që janë në pamundësi totale të sigurimit të vendstrehimit.
“Avokati i Popullit gjykon si tepër emergjente marrjen e masave në ndihmë të kategorive të popullsisë, të cilët realisht janë në pamundësi totale të sigurimit të një vendstrehimi, me qëllim parandalimin e situatave që mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e tyre veçanërisht të fëmijëve e të moshuarve, duke mos lënë pa përmendur edhe raste nga vitet e mëparshme të cilat fatkeqësisht kanë çuar në humbje të jetëve njerëzore”, është shprehur Totozani ndersa vetëm pak ditë më parë një muajshe ndërroi jetë për shkak të të ftohtit, pasi jetonte bashkë me të ëmën 18-vjeçare poshtë Urës së Dajlanit në Durrës.