Home KRYESORE Hetimet për 613 kg kokainë, Prokuroria merr vendimin e rëndësishëm

Hetimet për 613 kg kokainë, Prokuroria merr vendimin e rëndësishëm

Pas sekuestrimit të 613 kg Kokainë në Maminas në një kontenier me banane që vinte nga Kolumbia Prokuroria e Krimeve të Rënda ka intensifikuar hetimet e saj. Kërkoi nga gjykata urdhërin e ndalimit ndërkombëtar për pronarin e firmes që kishte porositur bananet dhe gjykata e tha.

Ndërkohë gjatë ditës së djehsme mesohte se Prokuroria e Krimeve të Rënda nis verifikimin e pasurisë për të akuzuarit e dosjes kokaina. Do të verifikohet pasuria e Armando Pezakut, i cili ishte shoferi i kontenierit me babane ku u gjetën 613 kg kokainë, Donald Lushajt, menaxherit të firmës në magazinat e së cilës u kontrollua dhe u gjet kokaina si dhe Arbër Çekajt pronarit të “Arbri Garden” i cili kishte bërë porosinë e ngarkesës me banane nga Kolumbia.

Arber Çekaj është shpallur në kërkim ndërsa dy të tjerët ndodhen të arrestuar.

Prokuroria i ka bërë kërkesë bankave dhe hipotekave e zyrave të transferimit të parave për veprimet e këtyre tre shtetasve të proceduar për ngarkesen prej 613 kg kokainë e sekuestruar mbrëmjen e 27 shkurtit 2018.

Share: