Përktheu Elona Caslli
Stuhitë e mëdha i ke
mbi shpinë.
Nuk kërkoje kohë
sepse ekzistoje,
nga vije apo ku po shkoje.
Ishe në stuhi,
ishe në zjarr.
Por, mund ta jetosh
të përditshmen.
Ditën e qetë gri.
Të mbjellësh patate, të fshish gjethet që bien,
të këputësh degë të vogla.
Ka aq shumë gjëra, për të menduar në këtë botë.
Gjithësisë nuk i mjafton, jeta e një njeriu të vetëm.
Pas pune, mund të pjekësh derrin
dhe të lexosh poezi kineze.
Laerti plak, mblidhte manaferra
dhe i vinte furkë fikut,
teksa i linte heronjtë
të luftonin në Trojë.