Nga Mimoza Hafizi *
Shuhet Stephen Hawking, fizikani më i njohur i gjysëmshekullit të fundit. I kaloi shumë nga vitet e veta në paralizë të plotë. Vetëm një lëvizje gishti i lejoi trupi i vet i sëmurë që të lidhej me botën, me njerëzit e tjerë.
Por idetë e tija shkencore sot udhëheqin kërkimet në fushën më të panjohur të fizikës, gravitacionin kuantik, vrimat e zeza, origjinën e Universit. Fusha ende misterioze, po aq misterioze sa dhe mendja nga kanë dalë.
Se idetë e tij janë lidhja më e drejtpërdrejtë që një shpirt njeriu mund të ketë me Universin e madh. Pa letrën, lapsin, tabelën, kompjuterin e gishtat që shkruajnë ekuacionet e komplikuara, rruga e domosdoshme e krijimit për çdo fizikan a shkencëtar tjetër.
U shua një njeri që udhëhoqi rrugën drejt zgjidhjes së mistereve të natyrës, por i dha më shumë hije misterit të njeriut dhe rolit të tij në Univers. Njeriut, kësaj mrekullie të natyrës, që shpesh i afrohemi kaq pranë dhe po aq shpesh i largohemi.
Sidomos sot, kur një fizikan i shquar iku. Bashkë me misterin e ideve të veta gjigande. U prehtë në paqe !
*Mimoza Hafizi eshte dy legjislatura deputete dhe drejtuese LIBRA