Rikthehet tek vendi kur per pak do kish humbur jetën! 31-vjeçarja Laura Croix, mbrëmjen e 13 nëntorit ishte në teatrin Bataclan të Parisit. Atje ajo u qëllua gjashtë herë në gjoks dhe në bark gjatë atentatit terrorist. Ajo qëndroi dy javë në gjendje kome. Më pas u rizgjuar dhe tani ka rinisur të flasë. Nëpër gazetat franceze, Laura, që është këngëtare e grupit “The Trap”, është quajtur “mrekullia e Bataclan”. Ajo se fundi u kthye ne sallen e koncertit qe u be i tmershem!