Princesha e Dubait Sheikha Latifa ka ikur pa lënë gjurmë, menjëherë pas një video të postuar në YouTube ku thotë se “kjo mund të jetë e fundit”.
Latifa është 33-vjeç dhe dyshimet e para janë se ajo është arratisur nga Dubai për të jetuar e lirë së bashku me amerikanin Herve Jaubert. Në video-mesazh ajo tregon se në Dubai nuk mund të jetonte jetën që dëshironte dhe se kërkon me çdo kusht të jetë e lirë.
“Do të largohem diku dhe nuk e di se kur mund të kthehem, por besoj se kjo do funksionojë,” është shprehur princesha.
Vajza, e cila thotë se është vajza e Sheikh Muhammed bin Rashid Al Maktoum, një miliardier i vendit, thotë se ajo nuk ka lirinë për të jetuar jetën e saj në Dubai dhe u mbajt fshehurazi në burg për tre vjet pas një tentative të dështuar të arratisjes kur ishte adoleshente.
Latifa fshehur në një jaht jashtë brigjeve të Indisë jugore dhe pritet të kërkojë azil politik në Shtetet e Bashkuara.
Edhe pse është në moshën 30-vjeçare, Latifa thotë se duhet t’i përmbahet një mbikëqyrjeje të rreptë dhe nuk ka lirinë që të tjerët gëzojnë në vendin që është një nga destinacionet turistike më të njohura në botë.
360grade.al