Home KRYESORE Monika Lubonja: Jam thjesht dorehequr nga detyra, per shkak te impenjimeve te...

Monika Lubonja: Jam thjesht dorehequr nga detyra, per shkak te impenjimeve te tjera artistike.

Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro ka larguar drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve njëherësh dhe e Teatrit të Kukullave, aktoren e njohur Monika Lubonja.

Nnderkohë ne faqen online të ministrisë është shpallur vendi vakant dhe konkursi për këtë pozicion, por nga ana tjetër, Kumbaro nuk e jep motivacionin e largimit të Lubonjës, të cilën vete e emëroi disa vite më parë.

Në emisionin Boom në Ora News janë publikuar disa materiale që flasin për abuzime të znj.Lubonja. Konkretisht për shitjen e repertorit të shfaqjes së Teatrit te Kukullave për aktivitete private dhe një tender për kupat e 70 vjetorit të Qendrës Kulturore.

Perqasje.com u interesua drejtpërsëdrejti tek aktorja e njohur Monika Lubonja e cila na beri me dije se nuk ka asgje te vertete nga ato qe thuhen ne Media dhe, se ajo ka dhene doreheqjen nga detyra per shkak te impenjimeve te saj ne dy projekte te rendesishme artitike, nje ne Teater premiera e te cilit do jete ne prill dhe nje film qe se shpejti do jete ne fushen e xhirimit.

Share: