Gazetarja Ksenia, kandidate për zgjedhjet ruse të 18 marsit, sa shanse ka për të mundur “Carin”?
Gazetarë dhe politikë. Një binom që prezantohet rregullisht në çdo zgjedhje. Nga të gjithë gazetarët në gjueti për vota, spikon rusja Ksenia Sobchak, 36 vjeçe, e cila më 18 mars synon të bëhet presidentja e parë femër e vendit të saj dhe, mbi të gjitha, për të t’i dhënë fund epokës së Putinit.
Nga playboy tek gazetare investiguese
Ksenia është një nga fytyrat femërore më të famshme të vendit, gjithashtu për transformimin e saj. Nga një karakter televizioni (e quajtur “Paris Hilton e Rusisë” nga Playboy tek Big Brother rus), ka kaluar në gazetarinë investigative, duke u bërë një nga fytyrat kryesore të TV Dožd ‘, kanal i pavarur, shpesh i kritikuar nga deputetët dhe ministrant dhe që më pas u mbyll.
Pak shanse, por shumë interes
Edhe pse Ksenia nuk ka shumë shanse për të mposhtur Vladimir Putin, I cili kandidon për mandatin e tij të katërt në Kremlin, vëzhguesit politikë e shohin atë si një sfidante me peshë më të madhe, madje edhe për shkak të përjashtimit të Alexei Navalny, bloger dhe kundërshtar historik i presidentit rus, arrestuar disa herë. Ksenia deklaroi se do të tërhiqej nëse do të kishte një shans për të kandiduar Navalny.
Çështje familjare
Ksenia është një vajzë që vjen nga një familje e lidhur me artin dhe mbiemri i saj është i njohur në botën politike. Babai i saj ishte Anatoli Sobçak, kryebashkiaku i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Leningrad (sot Shën Petersburg, vendlindja e Putinit). Dhe Anatoli ishte profesor i drejtësisë së Putin në universitet dhe një mentor politik. Pra, kuptohet distanca që mbn Ksenia, e cila ka thënë “se nuk është në bashkëpunim me Kremlinin” pavarësisht nga familja prej të cilës ajo vjen.
Më shumë liri, më shumë Evropë
Laike dhe liberale, ndër pikat e programit të saj: mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe manifestimit, ndërsa në ëndrrat e politikës së jashtme të një Rusie “evropiane”. Ajo lufton për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve dhe është në favor të sindikatave homoseksuale (tema tabu për nacionalistët dhe ortodoksët e krishterë, epiqëndra e elektoratit të Putinit). Gjatë fushatës elektorale, ajo shkoi edhe në Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë, një republikë ruse me një shumicë myslimane të njohur për guerrilin e saj të pavarur dhe një udhëheqës, Ramzan Kadyrov, një homofob i deklaruar.
360grade.al