Home KRYESORE Ku do ta kalojë pleqërinë “De Niro” shqiptar? Përgjigja prekëse e Ndrenikës!

Ku do ta kalojë pleqërinë “De Niro” shqiptar? Përgjigja prekëse e Ndrenikës!

Ndoshta po të kishte lindur në SHBA ai do të kishte qenë më i madh se Robert De Niro, i cili është gjithashtu me origjinë shqiptare.

Por në Shqipëri, Robert Ndrenika është padyshim aktori më i madh i kohëve moderne dhe zor se do të ketë ndodkush që do të mund t’ia zërë vendin.

Një pyetjeje që i është drejtuar në profilin e tij në Facebook, Robert Ndrenika i ka dhënë një përgjigje mjaft prekëse.

Aitij i kërkohet se ku do ta kalojë pleqërinë dhe Ndrenika, reagon me këto fjalë: “Z.Dylgjeri falemindeit ! Druaj se pleqerine do ta kaloj atje ku jane rrenjet e ‘Rrapit Madheshtor’ ne Orosh te Mirdites!!!”.

Deri këtu duket gjithçka në rregull, po mos të kihet parasysh se Ndrenika pleqërinë e tij është duke e kaluar në Tiranë tani që është mbi të 70-tat, në një lagje pranë drejtorisë së policisë.

Kështu që aktori i madh duket se nënkupton në mënyrë drithëruese diçka tjetër, një fazë të mëpasme që askush nuk do të donte t’ia uronte.

Ja biseda e plotë:

Ylli Dylgjeri: Mirëmëngjez i nderuari Ndrenika.

Nuk rri dot pa t’ët pyetur o Artist i Madh:

Po Ti ku do ta kalosh pleqërinë?

A ka mbetur lapidar për Ty?

Robert Ndrenika: Z.Dylgjeri faleminderit! Druaj se pleqerine do ta kaloj atje ku jane rrenjet e “Rrapit Madheshtor ” ne Orosh te Mirdites!!!

Ylli Dylgjeri: Ke të drejtë. Është Bajrak i parë!

Shpetim Shehu: Shpetim Shehu Ndrenika i madh eshte PATRIARKU I TEATRIT SHQIIPTAR!

Ylli Dylgjeri: Dhe meriton vëmëndje.

Dikujt mund t’i ngjallë habi se çfarë lidhje mund të ketë Ndrenika me Mirditën, duke qenë se ai vetë është me origjinë nga zona e bregdetit të Himarës.

Mirëpo, është një periudhë e njohur historike, kur mjaft katolikë të veriut të Shqipërisë, u zhvendosën në jug gjatë kohës së Skënderbeut.

Një pjesë prej tyre u zhvendosën në Itali, së bashku edhe me trashgimtarët e prijësit të shqiptarëve, ndërsa një pjesë mbetën në zonën e bregdetit të Dhërmiut dhe Himarës.

Kjo shpjegon mbiemrat që mbajnë edhe sota ato zona si Kol-leka, Ndre-Nika dhe Lazri, që janë emra apo mbiemra tipikë të katolikëve të Shqipërisë së veriut.

Ndërkohë, në foton e kopertinës ku Ndrenika duket në shoqërinë e aktorit Arben Dehreni, ai ka marrë plot 17 mijë like nga adhuruesit, duke e konfirmuar edhe në rrjetetet sociale madhështinë e tij që është konservuar e pandryshuar ndër breza për këtë kolos

Share: