Kryeministri Edi Rama vizitoi sot një fabrike këpucësh nga ku bëri thirrje grave e vajzave të dalin të punojnë pasi nuk do të marrim më ndihmë ekonomike, sipas kryeministrit.
“Ligji është shumë i qartë: në qoftë se ti ke një ofertë për punë edhe ti e refuzon, herën e dytë del nga skema e ndihmës ekonomike! Kjo është e qartë, sepse është e pamundur që të vazhdojë të jepet ndihmë ekonomike për dikë që është fizikisht i aftë për punë dhe që e refuzon punën, ndërkohë që ndihma ekonomike është për më të varfërit dhe për sa kohë janë në pamundësi për t’u integruar, nuk është një status i përjetshëm varfërie e mjerimi që e paralizon komplet familjen dhe i heq çdo perspektivë prindërve dhe kryetarëve të familjes”, u shpreh ai.
Kryeministri nuk foli për kushtet e vështira të punës në ndërmarrjet fasone dhe as për pagat tejet të ulta te atyre punetoreve qe diksuh i quan sklleverit e koheve moderne.
E pra te drjtat e tyre jane jane detyrim ligjor i kryeministrit, por Rama ka vetem si qellim te justifikoi “rritjen ekonomike” e cila ndodhet veten ne koken e tij e cila mbushet me informacion qe ja japin njerez qe kane frike te thone te verteten.
Tek vizita e sotme tek nje ndermarrja Fasone ai komunikoi vetem me pronaret e kesaj ndermarrje dhe nuk dialogoi fare me punonjesit e tyre te cilet sigurisht qe duhet te kene shume per te thene, por kryeministri nuk do ti degjoi. Ay po ben rritjen ekonomike me te madhe ne Shqiperi sa do ja kaloje edhe Gjermanise…