Home KRYESORE Vritet 32 vjeçari në oborrin e shtëpisë

Vritet 32 vjeçari në oborrin e shtëpisë

Një i ri është gjetur i vrarë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë. Policia tha se viktima është një 32-vjeçar me iniciale E.K. Ai u gjet i pajetë në orët e para të së martës, në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Maqellarë të Dibrës.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij krimi.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet.