Një operacion në Itali, ka përfunduar me arrestimin e 4 personave, ku një prej tyre është shqiptar.
Sipas mediave italiane shqiptari i arrestuar është Pavlin Delia.
Arrestimi i tij do të kishte kaluar “lehtë” nëse nuk do të ishte pjesë e një grupi kriminal, ku pjesëtarë do të ishin dhe anëtarë të Cosa Nostra-s.
Grupi që ka përfunduar në pranga mbillnin kanabis në Spanjë dhe më pas e fusnin në territorin italian.
Kishin marrë një lokal në qendër të Firences, që e përdornin për të shpërndarë drogë.
Nga hetimet e policisë rezultoi se droga pasi vinte nga Spanja në Itali, përfundonte në duart e shqiptarit Pavlin Delia i cili merrej me magazinimin dhe shpërndarjen, raportojnë sot mediat italiane.
Por Pavlin Delia nuk është një emër i panjohur.
Në vitin 2015 ai ishte pjesë e një hetimi, për mashtrim.
Sipas organit të akuzës, Pavlin Delia në bashkëpunim me Irme Musaraj i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një sasi lekësh mjekut Emil Kalimeri.
Po këto akuza nuk u vërtetuan nga Gjykata e Apelit dhe mjeku nga ana tjetër u shpall fajtor për përndjekjen e Irme Musarajt.
Por ajo që është interesante është fakti se Pavlin Delia hiqej si “agjent i INTERPOL”.
Po ashtu disa muaj më vonë Pavlin Delia do të arrestohej pasi shkaktoi një aksident.
a.s/dita