Nga Enver Bytyçi
Sot kukësianët, hasjanët, tropojanët, besa edhe kosovarët u mblodhën dhe kundërshtuan politikat mizore të kryeministrit të Shqipërisë. Ky, kryeministri ynë, në ditët e para të fitores së qershorit 2013 u përkul me betimin se do të sihte shërbetor i shqiptarëve. Shumëkush e besoi! Por në javën e parë të ushtrimit të detyrës e tradhëtoi veten. Urdhëroi heqjen e fotograsië së Presidentit nga zyrat e shtetit dhe kur i tha opozitës se “Nuk keni parë gjë akoma”! Dy sinjale këto që thonin shumë për mizoritë që do ta shoqëronin qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.
Dhe çfarë bëri në të vërtetë? Të gjitha vendimet e tij, të gjitha ligjet, në gjithçka ka bërë dhe bën Edi Rama na shfaqet mizor, më mizor sesa vetë çifligarët e Myzeqesë në kohën e otomanëve. Asnjë vendim i tij, asnjë projekt-ligj dhe ligj që ka miratuar me mazhorancën e vet në parlament, asnjë urdhër që ka dhënë nuk është konsultuar ndonjëherë e publikun, as me grupet e interesit, as me qytetarin, madje nuk është konsultuar me partnerët në qeverisje dhe as me grupin parlamentar që ai vetë e drejton. Nuk po flas për studime dhe ekspertiza që duhet të shoqërojnë vendimmarrjen e një shteti serioz e demokratik. Gjithçka ai e vendos vetë, sipas interesave të familjes së tij dhe oligarkëve që e rrethojnë.
E tillë është dhe taksa për Rrugën e Kombit. Kë konsultoi? Bashkia thotë se nuk është konsultuar. Po ashtu Qarku i Kukësit! Autoritetet e Kosovës nuk dinin asgjë për vendimmarrjen e Ramës. Opozita ishte kundërshtare. Populli po ashtu. Nëpër dhëmbë e me zemër ishin kundër vetë deputetët e grupit parlamentar socialist që kanë përfaqësuar Kukësin, (këtu nuk bën pjesë Mimi). Ishin dhe u shprehën kundër këshilltarët socialistë e demokratë të Bashkisë. Të gjithë kundër kësaj takse, vetëm Edi Rama pro saj, madje në mënyrë kryeneçe e mizore, pa llogaritur efektet shkatërruese për njerëzit në mbijetesë.
Në mbrojtje të tkësaj mizorie sot Edi Rama i kërcënoi kukësianët, duke e konsideruar si “akt barbar” djegjen e pikës së mbledhjes së taksës nga koncensionari. Madje tha se ligji do të veprojë ashpër. Në këtë rast duhet zgjidh dilemma se kush është ligji. E drejta apo vetë kryeministri. Edhe Luigji XIV i Francës thoshte se “ligji jam unë”! Por në demokraci nuk mund të jetë ligji një kryeministër mizor dhe i pamëshirshëm që u ka vënë shqiptarëve lakun në grykë e i kërcënon me jetën e bukën e gojës në emër të shtetit. Ligji nuk mund të drejtohet kundër qytetarëve që protestojnë qoftë edhe dhunshëm për të mbrojtur të drejtën e tyre. Ligji duhet të dënojë lidhjet me krimin të kupolës së qeverisë, mizorinë, inhumanitetin dhe pashpirtshmërinë e Edi Ramës .Nëse do kishim një ligj që do ta dënonte kryeministrin tonë për bëmat e shkeljet e tij të ligjit, nuk do të kishim sot një protest të dhunshme në kufijtë e së pranueshmes për të fituar të drejtën qytetare.
U takoi kukësianëve kjo barrë e rendë. Mund t’u takonte shkodranëve të përmbytur, lezhjanëve të dhunar nga shokët kriminelë të Ramës, krutanëve të poshtëruar nga kanabistët e kryetarit të bashkisë, durrësakëve të nëpërkëmbur nga një farë Gjushi gjysmak! Kjo ska rëndësi. Rëndësi ka që “miti u thye”! Mizoria mori tatëpjetën! Mizorët do të duhet të mendohen mirë para se të kryejnë mizori!
Prej sot Shqipëria do të jetë ndryshe. Do të fillojë të rikthehet shpresa. Qoftë dhe për këtë akt kukësianët duhen vesh me lëvdata e dekorata. Nëse Rama dhe Xhafa, por edhe kryeprokurorja Arta Marku, do të ndezin zjarrin e urrejtes e do të ushtrojnë dhunë mbi kukësianët, atëherë ky zjarr do të përvëlojë autorët e vet.
Uroj që të gjithë protestuesit sonte ta bëjnë gjumin e qetë, sepse bënë një akt heroik duke rilidhur kombin me arterien e vet. Por nëse priishet gjymi i njërit prej tyre,, atëherë të gjithë kukësianët do të jenë pa gjumë. Kukësianët durojnë shumë. Kanë duruar dhe gati sa nuk i kanë falur mijëra hektar tokë pronë e tyre private për t’i dhënë dritë Shqipërisë. Por thikën e mozorëve në kockë nuk e durojnë. Mizoritë duhet të marrin fund. Asnjë mizor nuk është ndalur me lutje prej prifti! Eshtë dashur gjithnjë një lloj forcë e balancuar që mizorët të kuptojnë se nuk kanë të ardhme. Këtë forcë e dëhmuan sot bashkëvendasit e mij kukësianë! Kështu u mbijettojnë popujt e civilizuar mizorive të udhëheqësve të vet! Prej sot Edi Rama do të matet shtatë herë përpara se të planfikojë ndonjë mizori të radhës kundër kukësianëve!