Qeveria e Kosovës me deportimin gjashtë shtetasve turq tregoi se është e dobët përballë rregullave të funksionimit të një shteti demokratik.
Deportimin duhet ta vendoste gjykata dhe jo ministri i brëndshëm,i cili duhet të çohet për ndjekje penale se cënoi jetët e gjashtë familjeve pa asnjë shkak në lidhje me ligjshmërinë e shtetit të Kosovës.
Një veprim në kufijtë e një urgjence është i denjë për shtete diktatoriale ku drejtësia nuk bazohet mbi të drejtën,por mbi urdhërat e klikës drejtuese.
Në një shtet demokratik ,drejtësia nuk ka urgjencë. Ajo ka procedurë për të respektuar të drejtën e individit.
Ky veprim okult i qeverisë së Kosovës do t’ju kushtojë qytetarëve në vonesën e lëvizjes së lirë.
Si mund të kërkosh lëvizje të lirë kur nuk plotëson kushtet minimale të një vendi të lirë.
A.Roshi