Home KRYESORE Të arrestuarit e Kukësit në Tiranë, qytetarët kushte për takimin me Ramën

Të arrestuarit e Kukësit në Tiranë, qytetarët kushte për takimin me Ramën

Pasi u bë publik lajmi për nxjerrjen e 24 urdhër arresteve nga Prokuroria e Kukësit për qytetarët që morën pjesë në protestë jane mësuar disa detaje të tjera në lidhje me situatën.

Sipas burimeve mësohet se deri më tani janë ndaluar 26 persona ndërsa 24 prej tyre me urdhër arresti. Pra nga rreth 43 urdhëra ndalimi janë ekzekutuar vetëm 24 prej tyre.

Gjithashtu mësohet se qytetarët i janë drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Kukësit për të biseduar në lidhje me kushtet për takimin me kryeministrin Rama.

Nga ana tjetër mësohet se të arrestuarit janë dërguar drejtë Tiranës, ndërsa nuk dihen detaje në lidhje me fatin e tyre. Kukesi mbetet ne situate te tensionuar.

Kryetari Bashkise Kukes tha qe nuk shkon te takoi kryeministrin Edi Rama ne Tirane sepse duhet qe kryeministri te vije te takoje qytetaret kukesin ketu ne shtepine e tyre.

Share: