Home KRYESORE Pas protestës në rrugën e Kombit, Opozita zbarkon në Kukës

Pas protestës në rrugën e Kombit, Opozita zbarkon në Kukës

Pas protestës që u zhvillua ditën e djeshme nga banorët e Kukësit për taksën në rrugën e Kombit, kanë ndodhur disa arrestime gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Kështu deputetë të Partisë Demokratike dhe LSI-së kanë zbarkuar në Kukës për të monitoruar më nga afër situatën.

Janë më shumë se 10 deputetë të cilat kanë shkuar atje. Mësohet se banorët e Kukësit janë në panik pasi janë shoqëruar të paktën 40 persona në polici. Opozita ndërkohë po kontakton me banorët dhe me anëtar të Këshillit Bashkiak të Kukësit.

Flamur Noka, Edmond Spaho, Isuf çela, gjithë deputetet e PD në Komisionin e Sigurisë gjithashtu, Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Ish-deputeti Alban Zeneli, Arben Ristani dhe tre përfaqësues nga LSI: Endrit Brahimllari, Floida Kërpaçi dhe Përparim Spahiu ndodhen në Kukës.

Share: