Nga Ylli Rakipi
Vasili ka sjellë në kujtesën e shqiptarëve, atë akt dhe vepër madhore që shënuan në histori vite më parë banorët e Kukësit – mirëpritjen e pakrahasueshme të kosovarëve që ikën nga lufta – dhe revoltën e tyre dje e sot, buruar nga varfëria dhe harresa qeveritare. Në mesazhin e tij në Fb ai shkruan:
“Sot, ditën e Pashkës, ky kryeministër që urren Zotin, blasfemoi dhe në vend të urimeve, lëshoi mallkime për Kukësin dhe kuksianët. Kryeministri përpiqet të gjejë frymëmarjen e humbur tek narkotrafikantët, që me avionë filluan sërish drogën dhe quan popullin “vandal”. Dhe kush e bën këtë? Kryeministri vandal, që shkatërroi ekonominë, që i varfëroi deri në mjerim shqiptarët, ai që bëri që edhe fëmijët nga 7-17 vjeç të marrin arratinë nga ky vend, ky që i hapi jo gropa, por humnera financiare me konçesionet. Ky vandal politik, armik i egër i Shqipërisë e që urren shqiptarët dhe i krahason me organin e mashkullit, duhet të ikë. E fundit dhe e vetmja gjë që i ka mbetur të bëjë.
Kukësin, kandidat për çmimin Nobel për kryeveprën e mikpritjes historike që u bëri vëllezërve tanë nga Kosova në 1999, ky vandal politik po përpiqet ta persekutojë, ta linçojë, ta nënshtrojë për të qetësuar paranojat e tij. Kukësi, simbol botëror i së mirës, është sot përballë kryeministrit simbol të së keqes. Përjetësisht, vetëm e mira ka fituar, këtë mësim na jep dhe feja. Ky kryeministër i pafe blasfemoi edhe sot, ditën e Pashkës.”/Tpz.al