Home I pakategorizuar Berisha: Me Ramën nuk ka zgjedhje, ja ç’po ndodh ne PD…

Berisha: Me Ramën nuk ka zgjedhje, ja ç’po ndodh ne PD…

Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Kështu u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Abcnews. Berisha ka sqaruar se kjo u faktua edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare ku Rama ishte Kryeministër.

“Unë nuk them, të mos marri pjesë por unë them që me Ramën zgjedhje nuk ka. U faktua kjo. Dhe njeriu nuk mund të bëj të paditurin, eksperimenti u bë”, shprehet Berisha.

Lidhur me zhvillimet në PD, ish-Kryeministri thekson se kjo parti pokalon në një proces, i cili nuk është një proces i lehtë por është një proces plotësisht i mundshën.

“Ky proces, në vlerësimin tim duhet të garantojë bashkimin e të gjitha kontributeve të saj nga njëra anë dhe nga ana tjetër të krijojë gjithë mekanizmat për elektrizimin, afrimin e të rinjve shqiptarë me PD. Ndryshime të rëndësishme statutore po bëhen, me ç’jam informuar, në të cilat do të gjejnë veten edhe ata të cilët kanë patur vërejtje të ligjshme për ecurinë, zhvillimet dhe vvendimmarrjet. Këto ndryshime duhet të garantojnë demokratët se, rruga e tyre për një konkurrencë të ndershme është e hapur në të gjitha nivelet, duhet të garantojë anëtarët e PD se zëri i tyre, për ata që do zgjidhen do të përfillet dhe do merret parsasysh, duhet të garantojë kufizimin e pushtetit të secilit”, thekson ish-Kryeministri.

Zoti Berisha vetëm një ditë më parë Opozita Bashkuar bëri një mbledhje dhe mori një vendim të unifikuar, ende I papërcaktuar hap pas hapi por thelbi është mosbindja civile, pra mospagimi I taksave të shtuara, taksave Rama, dhe atyre që janë një barrë ndaj qytetarëve. Pyetja ime është, përpos pjesës teknike se si do të implementohet kjo, mendoni se populli shqiptar ka arritur në pikën, ose nëse mund të themi që ka shtypur frikën që ti kundërvihet në mënyrë civile qeverisë e cila ka dhe forcën shtrënguese në anën e saj.

Eshtë e vërtetë që qeveria përdor mjete represive, përdor një kontroll të madh të mediave, me të cilat dhunon dhe manipulon opinionin publik, përdor si shpatë drejtësinë duke dhënë vendime të njëanshme dhe bërë sulme vetëm kundra opozitës, përdor dhunën policore si një mekanizëm tipik të narkoshtetit, milionat dhe miliardat që disponon nga droga.

Në këtë kontekst qeveria ka arritur të vendosë mbi qytetarët shqiptarë, të cilët nga të gjitha të dhënat e statistikat janë më të varfërit në Europë, taksa dhe tarifa ndër më të lartat. Ndërkohë situate është dramatike në rrafshin ekonomik. Rritja ekonomike 4% është rritje kanabiste, rritje droge. Eshtë e vërtetë që ka individë të cilët kanë qindra milionë, port ë tjerët bëhen gjithnjë e më të varfër. Pra, nuk është kjo një tregues i mirëqënies ekoniomike të shqiptarëve. Në këto rrethana, po të marrim historinë, taksat e larta kanë qënë historikisht të të gjitha kohërave shkaqe të revoltave popullore dhe revolucioneve. Kjo erdhi më në fund dhe në Shqipëri. Qytetarët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës vendosën ti thonë Jo një taksë plaçkë që Rama vendosi mbi Rrugën e Kombit. Them plaçkë se vërtetë është një plaçkitje e madhe që bëhet.

Rruga e Kombit është një rrugë që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe nëse ti takson qytetarët e Kuksit, Hasit dhe Tropojës pse e përdorin dhe ata këtë rrugë dhe nuk takson qytetarët e tjerë shqiptarë, ti bën një diskriminim të tmerrshëm ndaj tyre. Rruga e Kombit ka nevojë të madhe për mirëmbajtje dhe ne e bëmë studimin. Ne përcaktuam se sa kërkon kjo rrugë në vit për mirëmbajtje. Rama përpiqet të mbrohet me absurditete, por një tarifë që ne nuk e vendosëm, dhe studimin e kemi të 2010, do të thotë që ne mirëmbajtjen do ta bënim me taksën e qarkullimit. Taksa e qarkullimit, të cilën ky e rriti me 3.5 herë, mjaftonte me nivelin që kishim ne, 2010 e saj për të mirëmbajtur pa asnjë vështirësi Rrugën e Kombit dhe rrugët e tjera. Por Rama këtë taksë kombëtare që ka destinacion absolut rrugët kombëtare, e përdor për zyra, lukse dhe orgjira dhe nuk e përdor për rrugë.

Kështu që vendosi tu vendosë, tu plaçkisë qytetarët e qarkut të Kuksit por dhe mbarë qytetarët e Kosovës. Rruga sjell në vit mbi 300 mln euro të ardhura për shqiptarët. Sot më të humbur nga rruga janë qytetarët e Lushnjes apo Kavajës, Beratit dhe Fierit sesa qytetarët e Kokësit. Atyre prodhimet u mbeten në fushë sepse çdo ditë vinin me dhjetëra kamionë që të hiqnin prodhimet e tyre për në Kosovë. Sapo të fillojë sezoni turistik mbi 1 mln shqiptarë nga Kosova vijnë në brigjet e Shqipërisë për të kaluar pushimet verore. Kështuqë ky veprim jashtëzakonisht i pastudiuar erdhi si derdhja e kupës. U mbush kupa dhe u derdh. Filloi një revolt qytetare e një guximi të jashtëzakonshëm kundër qeverisë, kundër Ramës për taksën e tij. Qytetarët e Kuksit, Hasit dhe Tropojës ja thyen turinjtë Edi Ramës, pushtuan kështjellën, vendosën aty flamurin e fitores së tyre. Ky është një frymëzim për të gjithë qytetarët shqiptarë të tjerë, të ngrihen për bzinesin e vogël, të cilit këto ditë I hyri në fuqi vendosja e TVSH, e denoncuar dhe nga vetë FMN dhe unë I bëj thirrje dhe komunitetit ndërkombëtar të vijnë në Shqipëri të shohin pse ikin shqiptarët kaq masivisht dhe pse nuk iknin më parë. Ka trefishur faturën e ujit, ka rritur në mënyrë marramëndëse taksën e pronës. Shqiptarët ndonëse më të varfërit në Europë, janë populli apo ndër 5 popujt që paguajën më shtrenjtë naftën në botë. Pse? Sepse e ka bërë 320 lekë, apo 32 lëkë taksën e qarkullimit. Për të gjitha këto së bashku opozita vlerëson se është koha e revoltës qytetare, e mosbindjes civile. Revolucioni kundër taksave të larta është revolucion për thelbin e lirisë ekonomike, pa të cilën liritë e tjera vyshken dhe bëhen thjeshjt fasadë. Liria ekonomike ka një rëndësi kriritike për jetësimin e të gjitha formave të tjera të lirisë. Ndaj dhe kam besim të madh që opozita mori dje një vendim historic dhe qytetarët shqiptarë do jenë në lartësinë e guximit të tyre për të përmbysur këtë regjim që ka tejkaluar të drejtën në të gjitha veprimtaritë etij.

A do të marrë PD pjesë në zgjedhje…

Unë nuk them, të mos marri pjesë por unë them që me Ramën zgjedhje nuk ka. U faktua kjo. Dhe njëriu nuk mund të bëj të paditurin, eksperimenti u bë. Po marr vetëm dy fakorë: kohën televizive që ka përdorur Rama me kohën televizive të liderit ët opozitës. Eshtë 152 min me gjithsej 53 min të liderit të opozitës, në një nga matjet flas. Më e tmerrshmja është blerja e votës. Studimi i BE fakton se 20% e shqiptarëbve deklaruan se kanë shitur votën. Në këto kushte zgjedhje nuk ka. Kanë shitur votën dhe deri sot kjo drejtësi që kontrollohet në çdo qelizë nga Rama nuk ka qënë në gjëndje të ndëshkojë një njëri të vetëm, për votë, çka e ka bërë përpara në vitet e shkuara. Kurse tani asnjë njëri nuk është bërë përgjegjës për këtë akt.

Një tjetër kërkesë që vjen e përsëritur në publik nga ata që kanë nostalgji për kohën kur ju ishit lideri i PD kjo dhe për shkak të nevojës për një bashkim të PD sot. Ju e keni thënë në mënyrë të qartë që nuk ktheheni në pozicionin që keni qënë, nuk merrni më vendime por a e keni menduar të jeni një figurë më e angazhuar për të bërë një afrim të atyre që janë larguar nga partia dhe që mund të jenë figura shumë të rëndësishme për PD?

PD kalon në një proces, i cili nuk është një proces i lehtë por është një proces plotësisht i mundshën. Ky proces, në vlerësimin tim duhet të garantojë bashkimin e të gjitha kontributeve të saj nga njëra anë dhe nga ana tjetër të krijojë gjithë mekanizmat për elektrizimin, afrimin e të rinjve shqiptarë me PD. Ndryshime të rëndësishme statutore po bëhen, me ç’jam informuar, në të cilat do të gjejnë veten edhe ata të cilët kanë patur vërejtje të ligjshme për ecurinë, zhvillimet dhe vvendimmarrjet. Këto ndryshime duhet të garantojnë demokratët se, rruga e tyre për një konkurrencë të ndershme është e hapur në të gjitha nivelet, duhet të garantojë anëtarët e PD se zëri i tyre, për ata që do zgjidhen do të përfillet dhe do merret parsasysh, duhet të garantojë kufizimin e pushtetit të secilit. Kryetari i PD ka njohur gabimet e tij dhe është shprehur se ai është i gatshëm me masa konkrete të korrigjojë ato gabime që u bënë me listën. Mendoj se procesi i bashkimit të kontributeve kalon njëkohësisht nëpërmjet kompromiseve të të gjitha palëve. Dhe, në një sens, nuk mund të ketë demokratë dhe demokraci pa kompromise. Kështuqë unë i shoh të mundshme. Do jetë mbledhja e Këshillit Kombëtar, e cila do miratojë ndryshimet statutore të propozuara nga flukse të ndryshme të PD. Do jetë Kuvendi Statutor që do i miratojë përfundimisht këto vendime kurse përsa i përket rolit tim ky është një rol tërësisht i parëndësishëm dhe unë jam dorehequr një herë e përgjithmonë duke mbetur i betuar se do qëndrojë një avokat me të gjithë mundësistë e mia në interesin publik të shqiptarëve.

Share: