Home KRYESORE Zbulohen detaje nga seanca me dyer të mbyllura, prokuroria kërkon burg për…

Zbulohen detaje nga seanca me dyer të mbyllura, prokuroria kërkon burg për…

Po vazhdon seanca me dyert të mbyllura për 23 të arrestuarit kuksianë që protestuan në Rrugën e Kombit. Prokuroria ka lexuar kërkesën, ku mësohet se ka kërkuar arrest me burg për 11 prej tyre, 5 arreste shtëpie, ndërsa për 7 të tjerët detyrim paraqitje.

Seanca po mbahet me dyert të mbyllura, ku nuk janë lejuar as gazetarët. Pas shumë tensionesh e përplasjesh me policinë, u lejuan të marrin pjesë deputetët e PD dhe LSI.

Njëri prej avokatëve të të arrestuarve tha në sallën e gjyqit se ata janë marrë nga krevati me pizhame. “Nuk eshte e vertete qe jane arrestuar ne oren 10 te mengjesit. Ata po thone se jane arrestuar ne 3 te nates”, thotë më tej. Njeri prej te arrestuarve, Ahmet Tobi, i semure, me dy koronare, eshte marre nga shtepia me force, i arrestuar ne kundershtim me ligjin”. Avokati shtoi se kjo eshte veper penale dhe se i arrestuari Tobi, invalid, eshte keqtrajtuar.

Avokatet thanë se Prokurorja ka falsifikuar librat e hyrjes ne komisariat dhe te ndalimit. Ja ku jane te gjithe te ndaluarit. “Asnje nuk ka urdher prokurori, asnje nuk eshte arrestuar diten, por naten jane terhequr zvarre nga krevati”.

Policia ka angazhuar rreth 1 mijë efektivë për rendin dhe sigurine ne gjykate. Nje seance e jashtezakonshme kjo, ku rruget jane te bllokuara dhe policet te shperndare ne te gjitha rruget qe lidhen me gjykaten e Tiranës. Unaza eshte krejtesisht e bllokuar per kalimin e automjeteve ne dy kahet e saj. Po kaq në vështirësi kanë hasur edhe qindra qytetare, kalimtarë të rastësishëm që janë ndaluar nga policia të shkojnë në destinacionet e përditshme. /Opinion.al

Share: