Home KRYESORE Komisioni “Tahiri”, Paloka: SHISH na pengon, nuk na jep certifikata sigurie

Komisioni “Tahiri”, Paloka: SHISH na pengon, nuk na jep certifikata sigurie

Kreu i Komisionit hetimor “Tahiri” identifikon institucionit e parë që sipas tij po zvarrit punën. Ai është Shërbimi Informativ i Shtetit me drejtor të komanduar Helidon Bendon.

Një pjesë e anëtarëve të Komisionit hetimor kanë kërkuar pajisjen me certifikatë Sigurie të përkohshme, për të parë raportet e shërbimit inteligjent për kultivimin dhe trafikimin e drogës.

“Shprehet personi që ka kthyer përgjigje se nuk mund të jepet certifikata e nivelit tepër sekret në një kohë kaq të shkurtër. Në fakt ne nuk kemi kërkuar këtë certifikatë, po atë që është dhënë gjithnjë, certifikata e përkohshme për rastet kur është kërkuar dhe është pikërisht për këto raste që jepet me urgjencë, me verifikimet e duhura sigurisht”, tha Paloka.

Ai e sheh të lidhur këtë reagim me ndryshimet e fundit në kupolën drejtuese të Shërbimit Informativ, duke akuzuar për rikthim të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të Shtetit.

“Pikërisht për të fshehur të gjitha këto fakte, duket se Ramës i është dashur të marrë dhe institucionin e fundit që e implikonte atë dhe familjarët e tij me trafikun e drogës. Ia ka arritur dhe këtij qëllimi”, vijon ai.

Helidon Bendo, propozimi i kryeministrit për drejtues të Shish pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës vazhdon të jetë në pritje në tryezën e presidentit Ilir Meta. Por siç ka deklaruar shefi i Ekzekutivit, tjetër propozim nuk do të ketë. TCH

Share: