Home KRYESORE Lu paralajmëroi: Tahiri pranë ndjekjes penale…

Lu paralajmëroi: Tahiri pranë ndjekjes penale…

Edhe Saimir Tahiri pritet që shumë shpejt të shihet me pranga në duar.

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, tha se hetimet pritet të konkretizohen me ndjekje penale, që do të thotë kërkesë për arrestin e tij.

I ftuar në “Opinion”, kryedilomatik amerikan tha se çështja ndaj ish ministrit të Brendshëm shqiptar, do duhet të gjykohet nga një gjyqtar që ti shohë provat me transparencë. Dhe provat sipas Lu-së, janë shumë!

Ndaj ministrit ka një hetim për përfshirje në trafik të drogës në bashkëpunim me një grup të strukturuar pjesë e të cilit është kushëriri i tij Moisi Habilaj i arrestuar në Itali si kreu i trafikut të drogës. Sipas deklaratës së Lu-së, dosja pritet të shkojë në gjykatë dhe Tahiri të ndiqet penalish.

Pjese nga intervista

Donald Lu: Le të flasim pak për politikanët.

Blendi Fevziu: Po, ata janë gangsterët, personat e trafiqeve, dhe të tjerët. Unë flas për personat e fuqishëm, me kostume, me kostume shumë të shtrenjta, të cilët qëndrojnë çdo ditë në baret e restorantet e Tiranës dhe nuk ndëshkohen kurrë.

Ambasadori Lu: Vitin e kaluar, nuk kishte hetime, me sa di, kundër këtyre trafikantëve të mëdhenj të drogës apo zyrtarëve të lartë. Çfarë kemi sot? Mendoj se është shumë interesante. Shikoni çështjen kundër Adriatik Llallës. Ka shumë në media tani lidhur me këtë çështje. Po hetohet për korrupsion. Qeveria e SHBA po ndihmon në atë hetim. Shikoni Saimir Tahirin – ish-Ministri i Brendshëm shumë i fuqishëm. Po hetohet dhe besoj se jemi pranë ndjekjes penale në këtë çështje. Fran Frrokaj, Kryebashkiaku i Lezhës…

Blendi Fevziu: Pse mendoni se jemi pranë kësaj …

Ambasadori Lu: Më lejoni të mbaroj në fillim. Fran Frrokaj, Kryebashkiak i Lezhës, tashmë në arrest shtëpiak për korrupsion; dhe Elvis Roshi, ish-Kryebashkiak i Kavajës, kërkohet për ndjekje penale nga ky prokuror për falsifikim dokumentash dhe se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit për një dënim për përdhunim në grup në Itali. Saimir Tahiri…

Blendi Fevziu: Po, pse thoni se jemi afër përfundimit të çështjes Tahiri?

Ambasadori Lu: Nuk jemi pranë përfundimit të çështjes, por është pozicioni i Qeverisë së SHBA dhe i Ambasadës së SHBA…

Blendi Fevziu: Cili është pozicioni i Qeverisë së SHBA?

Ambasadori Lu: …se çështja kundër Saimir Tahirit meriton të vendoset nga një gjykatës, jo të vendoset nga politikanët, jo të vendoset nga prokurorët që nuk bëjnë punën, por duhet të vendoset nga një gjykatës që do të shohë me transparencë provat e çështjes. Kemi parë tashmë në media shumë prova…

Share: