Home KRYESORE “A u tërhoq Rama”, Lubonja: Ai është i pandreqshëm, duhet ndëshkuar…

“A u tërhoq Rama”, Lubonja: Ai është i pandreqshëm, duhet ndëshkuar…

Pas deklaratave të Edi Ramës pas mbylljes së protestës ditën e enjte, teksa u shpreh se nuk do të marrë asnjë vendim për taksën e Rrugës së Kombit, pa gjetur një zgjidhje të mirë për banorët, ka pasur disa reagime lidhur me atë që u cilësua si “tërheqje e tij”.

Në një intervistë për “Balkanweb”, analisti Fatos Lubonja u shpreh se kjo është një tërheqje taktike, për shkak të asaj dhune dhe frikës, duke shtuar më tej se kjo është një frikë për të humbur pushtetin dhe asgjë më shumë.

“Ai vazhdon me metodat e tij, dhe akuzon të gjithë të tjerët, por nuk shikon veten. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një njeri të pandreqshëm. Me një njeri që duhet të ndëshkohet për këto gjëra”, u shpreh ai.

A ishte vërtetë një tërheqje nga Rama?

Unë mendoj se tërheqje është një tërheqje taktike, për shkak të asaj dhune dhe frikës.i  Unë nuk mendoj se është një reflektim nga Rama jo e jo, por as edhe nga qeveria, për të thënë se nuk vazhdohet me këto metoda qeverisje. Kukësi është një kapërcim i kësaj metode qeverisje, por a ka pas vërtet një reflektim, jo është vetëm një frikë. Është një frikë për të humbur pushtetin, asgjë tjetër nuk shoh unë nga ana e kryeministrit. Ai vazhdon me metodat e tij, dhe akuzon të gjithë të tjerët, por nuk shikon veten. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një njeri të pandreqshëm. Me një njeri që duhet të ndëshkohet për këto gjëra. Por problemi është se nuk është ky njeriu i thjeshtë, por është strukura e oligrakëve që ka përreth, dhe ngrihen çdo mëngjes dhe thonë se se si do t’ua fusin shqiptarëve, se si do ti vjedhin, për ti mashtuar për ti gënjeyr. Gjetja e rrugës për të dal nga kjo situatë dhe nga kjo bandë. Ky është problemi për këdo që del përpara.”, u shpreh Lubonja.

A e rrezikoi pushtetin e Ramës tensioni i krijuar?

Nuk them se e rrezikoi pushtetin e Ramës pasi, nuk është pushtet i vetëm një njeriu. Por është pushtet i një lloji regjimi që është ngritur, pasi hyjnë dhe oligarkët me të cilët ai ndan paratë, të cilët i sponsorizojnë fushatën elektorale. Edhe trafikantët dhe kriminelët të cilët i ka futur gjithnjë e më shumë në politikë, edhe policinë që e ka të kapur dhe e përdor për vete por dhe drejtësinë. Është një sistem që po vazhdoi kështu nuk do të ketë rrugë tjetër, vetëm ndonjë katrahurë që mund të ketë pasoja të mundshme. Rrugët pastaj janë shumë të vështira pasi opozita ka qenë vetë pjesë e këtij sistemi i ka theksuar tiparet dhe nëse mund të themi ka theksuar dhe grabitjen. Më shumë rrezikohemi ne pasi mund të na përmbys të gjithëve. Duhet që të Rama që të rrezikohet dhe të largohet dhe njerëzit që ka rreth e rrotull që ti në gishtin kokës. Vendi është drejt greminës me këto metoda.

Ndërkohë nga ana tjetër, të flasim pak për qëndrimin e opozitës?

Kjo tregon se ekzistenca e një opozite, se sa e dobët është ajo dhe sa do me probleme është më i lirë se mos ekzistenca e një opozitë. Opozita është më e kursyes kur vjen puna që me ata Rama bashkëpunon. Nuk është Rama që e vendosi Rama por një privat që ka krijuar një pushtet. Opozita nuk është çliruar dot nga akuza që i bëhet pasi këta njerëz janë ata që kanë punuar me opozitën. Opozita duhet të ndërroj aksione që i japin kredilbilitetin se këtu do të shikohet çështja nga rrënjët dhe jo nga dega.

Çfarë ndodh tani me opozitën a ka më kauzën për mosbindje civile?

Kauzë për mosbindje civile ka pasi Rama vetëm nga dhuna u tërhoq, pasi me çdo gjë tjetër po vazhdon. Ky koncension është bërë që të eleminoheshin të gjithë të tjerët për ta fituar ai që fitoi. Mos bindja civile duhet të mbetet, pastaj sesa është opozita që ta organizoj dhe sa qytetarë do ti bashkohen kjo mbetet për tu parë.

Koncepti juaj për mos bindjen civile?

Në Itali një formë e mos bindjes civile, ka qenë modeli i mos ndërtimit të tunelit që do të lidhte Italinë me Francën. Mosbindja civile ka arritur deri në shkatërrimin e mjeteve që po ndërtojnë tuneli, siç ndodhi në Kukës. Kur e thotë opozita nuk ka ndonjë ndryshim, por ka përgjegjësi për veprimet e tyre. Kuptim i është që nuk ka mbetur mjet tjetër për të vepruar, kur nuk vepron asnjë institucion tjetër. Nuk veproi drejtësia. Ata i kanë arrestuar në 3 të natës dhe i kanë falsifikuar sikur kanë ndodhur në 10 të mëngjesit. As në këtë rast nuk veproi drejt. Mos bindja civile është e vetmja formë para një revoltë që të çojnë në ngjarje dramatike.


360grade.al

Share: