Me sa duket proçeset gjyqësore të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti me shtetin shqiptar mund te kenë ndezur dritën jeshile në favor të tij. Ditën e fundit të vitit 2015 në rrjetin dixhital tokësor italian është shfaqur sërish logoja e kanalit me të përfolur Agon Channel Italia.
Ne fakt, edhe pse nuk ka ende burime zyrtare rreth rikthimit të transmetimeve në orët e fundit portale të ndryshme italiane kanë raportuar duke dokumentuar me foto sinjalizimet që vërtetojnë se ne kanalin LCN 33 janë duke u transmetuar replikat e programeve të Agon Italia.
Nderkohe, duket se edhe faqja zyrtare e “Agon Channel” ne shqip eshte riaktivizuar me urimin per nje vit te ri te gezuar 2016.