Home KRYESORE Nisin hetimet për kreun e INUK në Durrës, favorizoi pronarin e ndërtesës

Nisin hetimet për kreun e INUK në Durrës, favorizoi pronarin e ndërtesës

Prokuroria e Shkallës së parë në Durrës ka nisur hetimet për kryeinspektorin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik pranë Bashkisë Durrës, Artur Çela. Sipas burimeve procedimi ndaj tij është bërë nga Krimi Ekonomik, pasi Çela akuzohet për shpërdorim detyre. Kreu i inspektoratit ndërtimor të Durrësit po hetohet në gjendje të lire lidhur me mosprishjen e një ndërtese në lagjen 17- të qytetit duke favorizuar pronarin e tij.

Njoftimi i policise

Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin A.Ç, vjeç 51, banues në Durrës bazuar në nenin 248 të Kodit Penal.”. Neni 248 – Shpërdorimi i detyrës

(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 21; ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 21).

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.

Share: