Home KRYESORE Tony Bler i ndalohet “hyrja” në ambasadën britanike në Tiranë!

Tony Bler i ndalohet “hyrja” në ambasadën britanike në Tiranë!

Toni Blerit i është ndaluar të qëndrojë në ambasadat britanike dhe të përdorë diplomatët për punë të tij tregtare. Një nga ambasadat që i ndalohet “hyrja” Tony Bler, është edhe ajo britanike, në Shqipëri. Gazeta britanike “The Telegraph” ka publikuar faktin se Ministria e Jashtme e Britanisë ka kërkuar parandalimin e përdorimit të pa përshtatshëm te ambasadave apo e dhe të shmanget perceptimi se Bler, apo figura të tjera përfaqësojnë qeverinë britanike. Ministria e Jashtme ka sqaruar se ish-kryeministrat apo ish-ministrat mund të përdorin ambasadat vetëm nëse janë për biznes zyrtar.  Bler ka përdorur burimet qeveritare jashtë vendit si dhe u ka kërkuar informacione ambasadave në vende si Kanadaja, Shqipëria dhe Maqedonia. Ai madje ka marrë dhe dokumente qeveritare përfshirë dhe kabllograme. Urdhri ka ardhur pasi “The Telegraph” zbuloi se Bler ka bërë miliona paund që prej largimit si kryeministër në vitin 2007. Pasuria e tij përllogaritet 60 milionë paund.

Share: