Home KRYESORE “1001 ide për një shije” Panairi “NERANXI 2018” sjell Kulinarinë më profesionale...

“1001 ide për një shije” Panairi “NERANXI 2018” sjell Kulinarinë më profesionale në Ballkan

Kompania Neranxi organizon Panairin e Kulinarisë 2018 nga data 27 deri 29 Prill. Në edicionin e tij të 10-të të tij, ky panair privat i vetmi në llojin e tij në Shqipëri, ka mundur te sjelle në ambientet e kompanisë N. Neranxi specialistët me te mire kulinarisë Ballkanike dhe eksperiencat me te mira në sektorin e turizmit që të njihen me risitë e artit të bukur të shijes.

Në Panairin Kulinar Neranxi 2018 të do ekspozohen jo vetëm kulinaria Neranxi, por edhe grupet më të mira të kulinarisë së PreGel IRCA, Unilever Food Solution, Robo Toschi, Calebaut, Debic, Pavoni Valsoia dhe Bousmalis, pra profesionistët më të mirë të Kulinarisë, nga Shqipëria, Italia, Greqia, Kosova, Maqedonia dhe një grup shefash nga Izraeli.

I pagëzuar me sloganin “1001 ide për një shije” Panairi i Kulinarisë Neranxi do ju pasurojë njohuritë mbi profesionin e kuzhinierit, pasticierit, picajolit, bukëpjeksit, barmanit dhe produktet e standarteve perëndimore.

Kompania Neranxi – Gjithmonë një hap përpara, duket nuk eshte thjesht një slogan pragmatist, por një filozofi për tu pergezuar dhe mbështetur.

Share: