Home KRYESORE Interviste me: Z. Artan GJERGJI Ekspert i Tregjeve Financiare

Interviste me: Z. Artan GJERGJI Ekspert i Tregjeve Financiare

1) Z. Gjergji si e parashikoni vitin 2016 për Shqipërinë parë nga këndvështrimi i një eksperti të pavarur të ekonomisë?

Viti 2016 pritet te jete nje vit jo fort entuziast nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik per shkaqe qe vijne sa nga konjuktura e tregjeve nderkombetare (dalja e Eurozones nga kriza e tregjeve financiare dhe problemi me vendet ne zhvillim: Greqi, Spanje, Portugali, Irlande) dhe kriza e zgjatur atje, aq edhe nga mjaft problematike te tregut te brendshëm shqiptar (deficiti buxhetor, borxhi i larte publik, rënia e investimeve publike dhe investimeve te huaj, renia e remitancave etj.).

Nese realisht Qeveria shqiptare do ishte me e kujdesshme ne drejtim te adresimit te këtyre problemeve pa hequr dore as nga lufta kunder evazionit fiskal apo in-formalitetit, atehere pritshmërite mund te jene pozitive. Ne te kundërt, pritet qe edhe 2016 te jete po aq i zymte sa edhe viti qe sapo lame pas…

2) Po inflacionin në rastin shqiptar si e shikoni ju në të tashmen, padyshim duke parë perspektivën pse jo dhe retrospektiva të caktuara të ngjashme?

Inflacioni (zhvlerësimi i valutës kombëtare LEK) ne vendin tone nuk ka qene asnjëherë një problem kryesisht per shkak te ekzistencës se mjeteve te financimit te ritmit te rritjes se ekonomisë shqiptare, por edhe per shkak te politikave mjaft te kujdesshme monetare te ndjekura nga Banka e Shqipërisë. Por ne kushtet renies se burimeve te financimit te ekonomise si, remitancat, donacionet e huaja (Shqipëri nuk konsiderohet me nje vend i varfër), apo investimet e huaja direkte si, edhe pse jo, rënia e parave qe vijnë nga burime te jashtëligjshme do te krijojnë nje problem jo te vogel per ekonomine e vendit duke zgjatur ekzistencen e ngercit te likujditetit ne tregun e brendhsem.

Me fjale te tjera, nga njera ane renia e ritmit te zhvillimit per shkak te efekteve te krizes, e nga ana tjeter mungesa e burimeve alternative te financimit kane zene ngushte biznesin, duke mos e lejuar ate te rikuperoje vetveten dhe te gjeneroje zhvillim e punesim. E fundit, por jo me pak e rendesishmja, edhe politika e gabuar fiskale e ndjekur nga Qeveria me nxitim te madh, rritja e barres tatimore per biznesin e ka kthyer shqiperine ne nje vend aspak atraktiv krahasuar me vendet e tjera te rajonit.

E gjithe kjo tabllo perkthehet qartesisht tashme edhe me evidenca statistikore, ne me pak te ardhura per buxhetin e shtetit, duke ia pamundesuar ketij te fundit përkthimin ne mirëqenie te reformave te supozuara. E ne kete këndvështrim, një zhvlerësim gradual dhe i kontrolluar i valutës kombëtare LEK dhe rritja e inflacionit mund te shihet si “varka e fundit” e shpëtimit te ekonomisë se vendit, duke synuar rritjen e eksporteve, tërheqjen e investimeve te huaja direkte dhe lehtësimin e barres se borxhit publik ne valute kombëtare.

Uroj, qe ne vend te ketij skenari jo fort optimist, Qeveria apo institucionet perkatese te shikojne mundesine e nxitjes ekonomike nepermjet alternativave te tjera me pak te kushtueshme sic eshte nxitja e forte e zhvillimit te bursës dhe tregut te kapitaleve. Kjo do sillte jo vetëm mundësimin e biznesit per te gjetur fonde per financimin e aktivitetit (procesi i listimit te biznesit ne burse dhe shitja e aksioneve publikut), por edhe do ishte një gur i forte themeli ne drejtim te luftës kundër informalitetit, si dhe do çlironte nga sistemi bankar sasi te konsiderueshme kapitalesh te fjetura te cilat ende qendrojne te bllokuara ne formen e depozitave te cilat nuk injektohen ne ekonomi si kredi per biznesin.

3) Po ndërhyrjet e shtetit në politikat bankare si i shikoni ju në rastin shqiptar? Raporti i shtetit me tregun, bonot e thesarit, obligacionet, letrat me vlerë.

banka-e-shqiperiseNje nder meritat e zhvillimit institucional ne periudhën e tranzicionit shqiptar, eshte padyshim shkeputja direkte (dhe pothuaj edhe indirekte) e ndikimit te politikes apo ekzekutivit nga politika monetare e cila eshte atribut i bankes qendrore. Banka e Shqipërisë ka ditur qe me shume profesionalizëm jo vetëm t’ia arrije këtij qëllimi duke krijuar pavaresine e vet institucionale dhe operacionale, por edhe te ndjeke me te njejtin ritëm direktivat e partnereve ndërkombëtare (BQE, FMN, BB etj.). Ajo eshte treguar e kujdesshme si ne drejtim te amortizimit te efekteve anesore negative qe krijoi kriza nderkombetare ashtu edhe sa i perket zhvillimit te metejshem te tregjeve dhe agjenteve financiare qe operojne ne tregun vendas.

Sa i perket tregjeve te titujve te borxhit qeveritar (bono dhe obligacione thesari), duhet thene se ato jane nje instrument qe perdor Qeveria per te plotesuar nevojat afatshkurtra dhe afatgjata per fonde. Me fjale te tjera jane nje instrument qe perdor qeveria per te financuar borxhin publik, dhe si e tille jane atribut i ekzekutivit. Ndersa Banka e Shqiperise ne rolin e saj si agjent financiar i Qeverise, realizon procesin e ankandeve te ketyre letrave me vlere nga pikepamja operacionale, duke ia lehtesuar kete proces Qeverise. Kjo eshte nje praktike nderkombetare.

4) Raporti i monedhës vendase me ato te huaja si pasoje e këtij realiteti? Kursimet si duhet ti mbajnë qytetaret, apo bizneset si duhet te veprojnë?

Rregulli i arte qe predikojne ekspertet e tregjeve financiare eshte “mos i vër te gjitha vezët ne te njejten shporte”, pra gjithnje risqet duhen diversifikuar. Thene me thjesht per publikun, e mira është qe kursimet e tyre te mos i mbajnë vetëm ne një valute te caktuar pasi do te ishin te ekspozuar vetem karshi luhatjeve qe do kishte ajo valute (fjala bie dollari amerikan). E mira eshte qe te diversifikohen ne nje shporte prej -23 monedhash (psh Lek-Euro-Dollare), pasi keshtu risku i luhatjes se nje monedhe te caktuar amortizohet nga fitimet qe vijne nga valutat e tjera.

5) Jemi në një vit paraelektoral, a mund të sjelle ky vit manipulim politik të realiteteve financiare?

Gjithnjë vitet elektorale (jo vetëm ne Shqipëri), shoqërohen me nje rritje jashtë normales te investimeve publike, per shkak te impaktit qe ato krijojne ne elektorat. artan gjergjiKjo rritje artificiale, krijon nje impakt te genjeshtert te perkohshem ne ekonomi, por pa ndikim te forte ne parametrat makro. Megjithatë, ne kushtet e një ekonomie ku investimet private (te realizuara nga biznesi), jane ne renie per shkak te situates ekonomike qe sqaruam me lart, por edhe niveli i investimeve publike ka qene i kufizuar edhe ne parashikimet e buxhetit te viteve te fundit, ky lloj ndikimi elektoral, do i krijonte nje vitalitet ekonomise qe performon me ritëm modest.

Gjithesesi, viti 2016 nuk është nje vit i mirefillte elektoral, pasi zgjedhjet qendrore janë ne vitin 2017, kështu qe nuk pritet te ketë ndonjë luhatje te investimeve publike tej parashikimeve. Le te shpresojmë qe ne ndryshim nga vitet qe lame pas, shkalla e realizimit te këtyre investimeve te jete e kënaqshme dhe ne përputhje me parashikimet qe Qeveria ka bere ne buxhetet perkatese.

Intervistoi per Perqasje.com Artur Nura,

Share: