Home KRYESORE Enver Hoxha per mikun e tij: torturoheni dhe vriteni! Ja dokumenti!

Enver Hoxha per mikun e tij: torturoheni dhe vriteni! Ja dokumenti!

Enver Hoxha është nder te paktet diktatore te Europes Lindore ish Komuniste qe ka lene me doren dhe firmen e tij nje urdher vrasjeje. Tashme botohet një urdhër makaber dhëne kundër nje ish mikut te tij te shkolles dhe nje militanti te Partise Komuniste.

Dokumenti qendroi i mbyllur ne arkivin personal te Hoxhes per me shume se 50 vite derisa ai u zbulua dhe sot ndodhet ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane. Tashme duket se www.opinion.al disponon nje kopje te tij te cilen e kane marre edhe rrjetet sociale.

dokumentienveritBehet fjale per nje urdher dite qe mban daten 21 Shtator 1944 dhe numrin protokollar nr. 46. I drejtohet Komandantit te Forcave Partizane ne Veri. Urdheri ishte pergjigje ndaj nje njoftimi se ishte kapur Zoi Fundo, nje komunist i vjeter dhe luftetar antifashist. Fundo po luftonte me gjermanet se bashku me Said Kryeziun dhe misionin britanik kur u kap nga forcat partizane. Enver Hoxha e njihte mire ate dhe e kishte pasur mik. Ja cfare urdheri dha ai per ish mikun e tij:

“Zain e Fundos ta torturoni deri ne vdekje dhe pastaj ta pushkatoni! Ti kerkohet te jape shpjegime per kete pyetje: pse ka ardhur ne Kosove? Kush e ka derguar dhe me c’direktiva? Cilat jane qellimet e Ganiut dhe te Englezeve. Te japi shpjegime per aktivitetin e tij te meparshem dhe per tradhetine e tij. Deponimet e Zaiut na i dergoni kendej me nje njeri te sigurte. Zain e vrisni andej. Enver”

Zai Fundo perfundoi realisht i vrare pas disa oresh tortura. Sipas Mediave, deshmitaret rrefejne se kthilmat e tij degjoheshin deri larg. Mekati i vetem ishte se Enver Hoxha nuk e donte dhe se ai kishte besim tek Britaniket.

Share: