Home KRYESORE A hapen negociatat në qershor? Rama: Nuk kemi asnjë vend që ka...

A hapen negociatat në qershor? Rama: Nuk kemi asnjë vend që ka thënë jo!

Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për “Tonight Ilva Tare” në Ora News, i pyetur nëse do të hapen negociatat në qershor, tha se ai edhe ai pret si qytetarët shqiptarë për ta mësuar këtë, duke nënvizuar se ky vendim varet nga vendet anëtare të BE-së që përballen me forca skeptike për zgjerimin.

Tare: Çfarë mund të diskutojë Merkel me kryeministrin e Shqipërisë për Kosovën dhe Serbinë?

Rama: Kemi diskutuar për të gjitha vendet e rajonit një për një, madje përtej rajonit. Është një mënyrë komunikimi e kancelares. Ajo është një njeri që ka një aftësi të ajshtëzakonshme për të dëgjuar dhe pyet shumë.

Tare: Kancelarja në rastin e Kosovës dhe Serbisë ju dëgjoi apo ju kërkoi mbështje për ndonjë propozim të saj. Po flitet për ti dhënë një status të vecantë Kosovës në këmbim të njohjes të Serbisë.

Rama: Unë nuk mund të them çfarë bisedova me kancelaren, nuk e kam zakon të them cfarë bisedojë. E kam thënë në konferencë për cfarë shkova dhe cfarë i kërkova. Përsa kemi diksutuar me kancelaren është pjesë e një dialogu që unë e kam konstant me të dhe që mbase kur të shkruaj nëse do shkruaj ndonjëherë mbi këtë fazë të jetës sime do ti them.

Tare: Po plani për një autonomi të Mitrovicës është në tryezë, keni dijeni?

Rama: Nuk bëj komente lidhur me cështje që janë pjesë e një takimi pune dhe një dialogu në mirëbesim.

Tare: A ka shqetësim për marrëdhënien tuaj me Erdoganin në Bruksel?

Rama: Nuk ka shqetwsime, por dhe kush i ka këto shqetësime i pastë me shëndet mmua nuk më intereson. Marrë2dhëniae shqipërisë me BE ëshrtë një marrëdhënie që matet me cvilësinë e qëndrimeve tona. Qëndrimet e shqipërisë kanëq qenë në një linje me BE. Turqia është një vend mik, kemi një partner strategjik të shpallur në programin tonë elektoral. Unë shpresoj dhe punoj që të ketë shumë më tepër investime turke në Shqipëri sec ka. Bilanci ynë tregtrar është shumë larg.

Share: