Home KRYESORE Ja strukturat terroriste ne bote!

Ja strukturat terroriste ne bote!

I cilësuar si grupi terrorist më i pasur në histori, kryesisht në sajë të shitjes së naftës dhe njerëzve, Shteti Islamik kontrollon territore të shumta në Siri dhe Irak. Por përveç ISIS-it ekzistojnë shumë organizatave të tjera të armatosura, të cilat shkaktojnë gjakderdhje nëpër botë në emër të Islamit.

Në Siri, Fronti Al-Nusra, grupi besnik i Al-Kaedës, ka rreth 10 mijë milicë. Organizata udhëhiqet nga Ebu Muhamed El-Golani ”“ një veteran i luftës së Irakut ”“ ndërsa u shfaq për herë të parë në fillim të vitit 2012, kur mori përgjegjësinë për disa sulme në kryeqytetin e vendit, Damask. Një tjetër organizatë aktive është Ahrar El-Sham. Udhëheqësi i saj, Hasan Abud, u vra shtatorin e kaluar gjatë një sulmi. Qëllimi i organizatës, e cila në të kaluarën ka punuar me disa grupe rebele të konsideruara të “moderuara”, është të vendosë ligjin e Sheriatit në Siri.

Në Libinë e pas Gedafit zhvillon aktivitetin e saj organizata Ansar Al-Sharia. Edhe ky grup salafist, si organizatat e tjera terroriste, kërkon zbatimin e ligjit të Sheriatit në vend. Veprimet e para të grupit, kryesisht më aktiv në Bengazi, datojnë prej vitit 2011. Më shumë gjasa Ansar Al-Sharia, është përgjegjës për sulmin ndaj konsullatës amerikane, që vrau ambasadorin Kristofer Stivens.

Në kaosin e vendit, mendohet se janë të paktën 10 organizata aktive terroriste të lidhura me Ebu Bekr El-Bagdadi, numri një i ISIS-it. Në Afganistan janë talibanët. Pas tërheqjes së trupave sovjetike, ndërmjet viteve 1995-1996, ata fituan pushtetin. Deri në vitin 2001, të njohur si sundimtarët legjitime të vendit të opiumit, talibanët u përmbysën nga ndërhyrja ushtarake e Shteteve të Bashkuara. Ata janë gjithashtu ende shumë aktive në rajonet veriore të Pakistanit.

Organizata radikale islamike ekzistojnë edhe në jug të Filipineve. Grupi më aktiv dhe i dhunshëm, Abu Sajaf, u themelua në fund të viteve ”˜80nga Abduraxhik Xhanjalani. Organizata, e cila ka qenë gjithmonë e afërt me Al-Kaedën, kohët e fundit duket se kanë patur marrëdhënie të ngushta me Shtetin Islamik. Qëllimi i tyre duket se është krijimi i një shteti të pavarur islamik, të bazuar në ligjin e Sheriatit në rajonin e Mindanaos.

Kjo organizatë, që ka qenë e listuar nga Shtetet e Bashkuara në listën e zezë të grupeve terroriste, ka lidhje të ngushta me Xhemah Islamija, një organizatë pan-aziatike e themeluar në fillim të viteve ’90, përgjegjëse për sulmet vdekjeprurëse në Bali të Indonezisë në vitin 2002, ku mbetën të vrarë qindra persona, mes tyre shumë turistë perëndimorë.

Gjatë Krishtlindjeve të fundit, 14 të krishterë u vranë në sulme të armatosura, të kryera nga rebelët myslimanë. Sikurse është raportuar nga policia lokale, përgjegjëse është milicia e luftëtarëve islamike të lirisë Bangsamoro, një grup që është ndarë nga Frontit Islamik Çlirimtar.

Sulmet në 3 provinca rebele në Tajlandën jugore, kanë shkaktuar më shumë se 6 mijë viktima që nga viti 2004.

Grupet islamike më aktive janë Organizata Çlirimtare Patani e krijuar në vitin 1968 dhe Fronti i Bashkuarapër Pavarësinë e Patanit, i njohur edhe me emrin Bersatu. Disa prej tyre kërkojnë pavarësinë nga Tajlanda, dhe aneksimin e territoreve të tjera në Malajzi. Deri më tani, aksionet e tyre asnjëherë nuk kanë lëvizur asnjëherë nga zonat e largëta të jugut të vendit.

Në fund të muajit gusht, udhëheqësi i grupit ”˜Mara Patani’, Avang Xhebel, një akronim i formuar në tetor të vitit 2014, që përfshin 6 grupe separatistësh myslimanë, ka kërkuar  riçeljen e bisedimeve të paqes me qeverinë. Por Avang Xhebel, s’mund të flasë në emër të të gjithë grupeve të armatosura në këtë zonë. Ndaj edhe dhuna nuk ka rreshtur.

Në Egjipt, grupi më aktiv terrorist është Ansar Bejt El-Makdis, i quajtur gjithashtu Ansar Jeruzalemi. Qëllimi i tij është që të krijojë një kalifat islamik në Gadishullin Sinai. Në vitin 2014, ai ka qenë përgjegjës për sulme të shumta kundër forcave qeveritare. Disa burime tregojnë se grupi i armatosur mban lidhje të forta me Shtetin Islamit. Në fakt, Ansar Bejt El-Makdis është i lidhur zyrtarisht me Al-Kaedën.

Në Nigeri që nga viti 2002 vepron grupi terrorist Boko Haram. I udhëhequr nga Abubakar Shekau ”“ pas vdekjes së themeluesit Muhamedi Jusuf ”“ ka rreth 9 mijë milicë. Organizata, e cila përkrah krijimin e një Shteti Islamik, ka qenë përgjegjëse për vepra të shumta kriminale, sidomos kundër të krishterëve në jug të vendit.

Ai po përgjak Somalinë dhe vendet e tjera afrikane është grupi islamik Al-Shabab. Celula somaleze e Al-Kaedës, sipas BBC-së, ka rreth 8 mijë burra të armatosur. Lideri historik, Ahmed Abdi Godane, u vra në 2 shtator pas një sulmi të kryer me dron nga Shtetet e Bashkuara. Një nga qëllimet kryesore të Al-Shabab, është vendosja e ligjit të Sheriatit në rajon. /il Giornale/Bota Sot

Share: