Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pak orë pasi la mandatin e deputetit, ka mbërritur në studion e “Të Paekspozuarit” për të rrëfyer, atë që ai e cilëson si të vërtetën e tij.
I pyetur nga Ylli Rakipi nëse kishte frikë nga arrestimi, Tahiri e mohoi një gjë të tillë.
Saimir Tahiri: Nuk më shqetëson fare se farë pasoje më vjen nga cilido institucion i shtetit tani e tutje, unë jam I bindur për të vertetat e mia. Për mua çmimi i lirë dhe të vertetës është më i rëndësishëm.
Monika Kryemadhi ne nje studio tjeter deklaroi se Saimir Tahiri do vendoset ne arrest shtepiak. ajo aludoi per nje marreveshje politike midis Rames dhe Tahirit gje qe e mohoi ky i fundit