Home KRYESORE Bllokimi i rrugëve detare, refugjatët gjejnë shtegun e vjetër për në Greqi

Bllokimi i rrugëve detare, refugjatët gjejnë shtegun e vjetër për në Greqi

Dy vite pas mbylljes së kalimit detar të përdorur nga më shumë se një milion emigrantë, për të kaluar nga Turqia në ishujt grekë, gjithnjë e më shumë refugjatë po rizbulojnë një rrugë të vjetër kontrabandistësh, përmes atij që njihet si kufiri ujor mes dy vendeve.

Vetëm në prill të këtij viti, të paktën 2.900 refugjatë hynë në Greqi përmes lumit Evros, kufiri natyror që ndan vendin helen me Turqinë.

Sipas UNHCR-së, kjo shifër është e barabartë me gjysmën e emigrantëve që mbërritën në Greqi në vitin 2017.

Policia dhe autoritetet lokale në brigjet e Evrosit, në krahun e tij grek, janë të shqetësuar për këtë trend, pasi hyrja nga kjo pikë duhet se i favorizon edhe ligjërisht emigrantët.

Kriza e refugjatëve mori fund kur Bashkimi Europian dhe Ankaraja ranë dakord të ndalin fluksin në mars të vitit 2016. Sipas paktit, kushdo që kalonte detin dhe mbërrinte në ishujt grekë duhej të kualifikohej për azil, ose të deportohej për në Turqi.

Por, kufiri tokësor duket se nuk përfshihet nga marrëveshja. Autoritetet greke thonë se, ata që mbërrijnë nga Evrosi regjistrohen dhe marrin një leje qëndrimi tremujore, teorikisht të lirë të lëvizin në Greqi, ndryshe nga refugjatët e mbetur në ishuj.

Mjaftojnë 5 apo 6 minuta vozitje me varkë për të kaluar lumin Evros, një ndryshim kolosal në krahasim me kalimin e frikshëm të detit. Por, edhe ujërat e shpejta të Evrosin nuk janë për t’u nënvlerësuar, pasi 12 viktima në 3 muajt e parë të këtij viti janë më shumë sesa totali i vitit 2017, ndërsa autoritetet lokale paralajmërojnë se më e keqja ende nuk ka ardhur, ndërsa trendi i kalimit të Evrosit po merr vrull.

360grade.al

Share: