Home KRYESORE Pas 27 vitesh ska burrë Shteti që përkujton Revoltën e Spaçit, ndërsa...

Pas 27 vitesh ska burrë Shteti që përkujton Revoltën e Spaçit, ndërsa kujtojnë Qemal Stafën

Nga Tomor Alizoti

Në 27 vjet pas rrëzimit të diktaturës, ende nuk ka dalë një burrë shteti që të shkojë të përkujtojë revoltën e Spaçit, ndërsa përkujtohen çdo vit dëshmorët, në ditën e vrasjes së Qemal Stafës.

Revolta e Spaçit është një nga ngjarjet më epike të një gjysmëshekulli diktaturë në Shqipëri. Të burgosurit në burgun më famëkeq të një vendi që ishte i gjithi një burg, gjetën kurajën të ngrihen kundër regjimit, të përzenë gardianët e të festojnë lirinë e fituar me këngë patriotike e parrulla kundër regjimit.

Siç rrëfejnë të pranishmit, ato ishin orët më të bukura të atyre të njerëzve. Ata rritën të fitojnë lirinë për pak momente. Simbolika është madhështore. Ata ishin të lirë, ndënëse në burg dhe, për pak orë, arritën ta bëjnë burgun e tyre hapësirën më të lirë në të gjithë vendin. Ata njerëz vranë frikën në një vend që jetonte prej dekadash në terror.

Kjo ngjarje duhet të ishte sot një nga datat më të shënuara për kombin, një burim shprese dhe frymëzimi që arrin të përcjellë mesazhe mbi realitetin e sotëm. Përrallat me partizanë që, më shumë se pushtuesit, në fakt nuk vranë vetëm njëri-tjetrin por edhe e çuan vendin në një luftë civile, e në fund për ta kthyer këtë vend në një burg masiv, nuk frymëzojnë njeri, përveç ligësisë së atyre forcave që duan ta mbajnë këtë vend peng të së kaluarës.

Në gjithë këto vite, kemi pasur mundësi ta bëjmë me kohë këtë. Kjo ditë nuk mund të jetë kurrsesi dita përkujtimore që e djathta ka për dëshmorët e atdheut. Sot është dita e partizanëve të filmave të Kinostudios dhe bijve të atyre që u rritën me ushqimin e gjakut dhe djersës së shqiptarëve.

Gjykoj qē PD duhet të ndahet një herë e mirë nga simbolikat qemaliste, mbetje te diktaturës komuniste që si rrallë kund zbatoi stalinizmin e pastër dhe maoizmin ekstrem.

Share: