Home KRYESORE Thane per kercenimin ndaj Berishes!

Thane per kercenimin ndaj Berishes!

Lulzim Basha: Kercenimi mafioz i Sali Berishes nga Edi Rama permes benjiaminit te tij ne afera korruptive dhe trafikun e naftes e te droges Beso i Tajvanit, pas denoncimit me fakte dhe prova te aferave korruptive qe lidhin bashke keta te dy prej 15 vitesh, eshte nje akt kriminal dhe shpallje e hapur lufte ndaj Partise Demokratike, cdo demokrati dhe demokrate dhe cdo shqiptari e shqiptare qe beson te transparenca, fjala e lire dhe barazia para ligjit. I bej me dije Edi Rames se Partia Demokratike e mban ate politikisht, ligjerisht dhe personalisht pergjegjes per kete kercenim mafioz dhe se pasojat e ketij akti do te bien personalisht mbi te dhe skoten e tij te banditeve dhe te korruptuarve me te cilet sundon Shqiperine edhe per pak kohe.

Petro Koci: Komenti alla Basha pas sms derguar Berishes perkthehet: PD e kishte programuar qysh vitin e kaluar sulmin ne Janar te qeverise ndaj PD!

Bledian Koka: Kur kercenohet edhe Sali Berisha!…
Denoncimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha se ai eshte kercenuar, eshte ndoshta ngjarja me e rende qe u shperfaqet shqiptareve dhe modeli se çfare ka per te qene 2016-a sot e tutje. Une nuk besoj qe Edi Rama ka gisht ne kete mesele, dhe une nuk besoj se ai e mbeshtet kete kercenim. Jo dhe jo. Ky kercenim i parardhesit te tij besoj se eshte nje lajm i keq edhe per vete Ramen, per sistemin qe i ka dale jashte kontrollit, per balancat qe i jane shprishur ne menyre te pakthyeshme, e per Shqiperine qe nuk u perket me shqiptareve!… Jam i sigurte qe as ai vete nuk e kishte imagjinuar kete!…
p.s…ky eshte nje lajm i keq, shume shume i keq per kedo…

Vehap Kola: Ata qe kercenojne Sali Berishen personalisht, nuk do shume imagjinate per te perfytyruar se cfare mund t’u bejne njerzve anonime e te pambrojtur.

Rexhep Shahu:  Kercenimi ndaj Sali Berishes me sms ne telefonin e tij perkthehet per te gjithe te tjeret :  thyni penat, kafshoni gjuhet, qepeni gojen, keputni gishtat, sejcili te mbroje veten, te luftoje per veten e tij. Sejcili te ece i armatosur me ushtaret e tij. Shteti eshte ne reanimacion… Nuk kercenohet opozita, por kercenohet Liria, kercenohet Jeta.

Dede Shkurti: QENKA KËRCËNUAR SALI BERISHA??!!!??? ”“ KJO BOMBË E MADHE TYMUESE!!!!!

Sa të “shqetësuar” janë sot ca miq, qenka kërcenuar Sali Berisha dhe nga kush; nga një përfitues prej tij kur ishte në majë të Shtetit duke marrë Tajvanin!
Nuk kanë fund çudirat:
Ky Burrë i Merituar i Kombit tonë, fle i qetë se i është shkrehur Shteti në dorë në vitin 1997, i janë hapur burgjet dhe i janë vrarë 5000 shtetas, ka çuar Azem Hajdarin në pritë në vitin 1998, ka ra personalisht në konflikt me fisin, Haklaj, nga Treva e tij, ka falur mijëra hektarë për (as) një Euro, ka vrarë më Qeverinë e tij 26 veta me 15 Mars 2008, ka falur 300 Km katrore Det Jon, ka vrarë katër Protestues me, 21 Janar 2011, në Bulevard me duar në xhepa, ka “qar딝 për zhdukjen e Remzi Hoxhës, për vrasjen e Dritan Hoxhës, të Artan Santos, Trebickës dhe të Sokol Olldashit??! Dhe u ndieka i kërcënuar nga një nder i pakonsideruar?!

Miq, përse vallë nuk shqetësoheni për mua, për Ne:

Kërcënohemi çdo orë nga dhëmbët e, Hienës- Mbijetesë.
I vetmi mëkat i yni është se kemi Diploma të shëlqyera universitare, përvoja brilante në punë dhe menaxhim, se i kemi shkolluar fëmijët me gjakun tonë, jo me punë e afera të pista, në universitetet prestigjioze të Botës, jemi flakur nga puna nga dollapët e Saliut dhe zëvendësuar me militantë-analfabetë, se paguajmë rregullisht taksat dhe çdo tarifë që na vjen nën derën e shtëpisë, se fyhemi si “budallenj” se u kemi ngrënë hisen gazetarucëve edhe në Median Sociale , se në palo Mediat e tyre nuk na qas njeri, se mbushim radhët në aplikime për të plotësuar “treshet” dhe për t’u dhënë mundësi konkubinave të marrin në punë hamshorët e tyre?!!!

Miq, të tillë, me mua do të mbeteni përsëri!
Sali Berisha le të rrojë sa ia ka taksur Zoti!
Është, apsolutisht, jashtë vëmendjes dhe interesave të mia.
E gëzofshi jetë e mot Hijen e tij!

Share: