Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, të hënën, deklaroi se socialistët po e qeverisin Shqipërinë në mënyrën më të keqe të mundshme.
Kokëdhima u shpreh në emisionin Opinion se oligarkët më të mëdhenj në vendin tonë janë kryetarët e partive të vjetra.
“Shkatërrimi i lirive ekonomike. Vendin e zotërojnë një grusht monopolesh. Pasanikët më të mëdhenj të Shqipërisë janë kryetarët e partive të vjetra”,- tha ai.
Sipas tij, askush nuk mund të depërtojë në këtë diktaturë, pasi kanë shkatërruar të gjitha llojet e lirive në vend.