Home KRYESORE Sot nis rrugëtimi i Eurovizion, Shqipëria e treta

Sot nis rrugëtimi i Eurovizion, Shqipëria e treta

Festivali Europian i Këngës starton rrugëtimin në Lisbonë të Portugalisë, ku do të prezantohen këngët përfaqësuese të shteteve të pranishme në kompeticion. Netët gjysmëfinale do të jenë më 8 dhe 10 maj, ndërsa finalja më 12 maj.

Eventi do të zhvillohet në “Altice Arena” dhe do të prezantohet nga Filomena Cautela, Silvia Alberto, Daniela Ruah dhe Catarina Furtado.

Shqipëria përfaqësohet nga Eugent Bushpepa, me këngën “Mall”, i cili do të ngjitet sot në skenë i treti dhe do të performojë së bashku me instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19-të shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Çekia, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Share: