4 të burgosur shqiptarë janë arratisur gjatë transportit të tyre nga Athina në Kretë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 me atë lokale.
Mediat greke kanë publikuar edhe emrat e të arratisurve. Ata janë Xhuliano Halili i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 4 vjeç, së bashku me babain e tij. Krim i porositur prej rivalit grek të viktimës Vasilis Varelas për çështje droge.
Të dënuarit e tjerë të arratisur janë Alfons Doçi, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi të dënuar me 25 vjet burg për trafik droge.
Në makinën burg kanë qenë gjithsej 11 të burgosur. 4 shqiptarët kanë mundur të hapin prangat dhe të zhduken nga sytë e policisë në momentin që trageti ndodhej në portin Hania të Pireut.
Shqiptarët kanë ikur me vrap, por policia ka mundur të kapë 2 prej tyre. Vijon operacioni për kapjen e dy të tjerëve. Të burgosurit po transferoheshin ne burgun e Alikarnaso./lapsi.al