Home KRYESORE Publikohet lista e njerëzve më të fuqishëm në botë, Putin zbret nga...

Publikohet lista e njerëzve më të fuqishëm në botë, Putin zbret nga froni

Russian President President Vladimir Putin holds up a glass during a toast at a luncheon hosted by United Nations Secretary-General Ban Ki-moon, Monday, Sept. 28, 2015, at United Nations headquarters. (AP Photo/Andrew Harnik)

Revista ekonomike amerikane Forbes publikoi listën e njerëzve më të fuqishëm në botë për vitin 2018 dhe si rrallë herë , presidenti amerikan ka “dalë jashtë lojë”.

Njeri më i fuqishëm në botë është shpallur Presidenti kinez,  Xi Jinping dhe pas tij renditet Presidenti i Rusisë,  Vladimir Putin, i cili në 4 vitet e fundit kryesonte këtë listë.

Ndërkohë në vendin e 3-të renditet Presidenti amerikan Donald Trump. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, renditet e 4-ta, ndërsa lista e 10 personave më të fuqishëm mbyllet nga Larry Page.  Presidenti i Francës, Emanuel Macron renditet në vendin e 11, ndërsa Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claud Juncker renditet në vendin e 33. Në listë, në vendin e 72 renditet Robert Mueller, Prokurori Special, që po heton lidhjet e Rusisë me zgjedhjet e fundit në SHBA.

Dhjetë emrat e parë të kësaj liste janë si më poshtë:

1- Presidenti i Kinës, Xi Jinping

2- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

3- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

4- Kancelarja gjermane, Angela Merkel

5- Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos

6- Udhëheqësi i Kishës Katolike, Papa Françesku

7- Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates

8- Princi Trashëgimtar i Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman

9- Kryeministri i Indisë, Narendra Modi

10- Larry Page, themelues e Google

Share: