Home KRYESORE Diplomacia ne Ballkan, Rajon i negociatave te munguara

Diplomacia ne Ballkan, Rajon i negociatave te munguara

Nga Lisen Bashkurti

Niveli dhe efikasiteti I zgjidhjes se problemeve te cdo natyre permes negociatave refleton nivelin kulturor dhe shkallen e emancepimit te shoqerive e kombeve.

Nese analizojme kete parameter diplomatik ne shoqerite e me pas ne shtetet Ballkanike e marredheniet midis tyre verejme se qysh nga pjesa e dyte e shekullit 19-te negociatat kane qene kulture e munguar ne kete rajon.

Edhe ne kohet tona verehet dukshem mungesa e kultures dhe e vullneteve per zgjidhje te negocueshme ne Ballkan.

Tre jane dokumentat me te rendesishem gjate krizes se shperberjes se Jugosllavise 1991-2008:
“Akordi I Paqes I Dejtonit”(1995), qe I dha fund luftes ne Bosnie&Hercegovine; “Marreveshja Kuader e Ohrit”(2001), qe mbylli konfliktin nderetnik shqiptaro-maqedon ne Maqedoni;

“Paketa Propozimeve Ahtisari”(2007), qe zgjidhi statusin final te Kosoves.

Te tre keto akte nderkombetare mbyllen ciklin e konflikteve ne hapsirat e ish-Jugosllavise, hodhen themelet e paqes, te shtet-formimeve, te demokracise, te stabilitetit e bashkepunimit fqinjesor dhe te integrimeve euro-atlantike.

Veshtruar ne aspektin e implimentimit te tre keto akte nderkombetare kane probleme serioze ne Bosnie&Hercegovine, Maqedoni dhe Kosove.

Ku qendrojne shkaqet e mos implimentimeve te sakta e te shpejta te ketyre tre dokumentave nderkombetare ne Ballkan?

Se pari, te tre keto marreveshje nuk kane qene rezultat I kultures dhe vullnetit te faktoreve te brendshem ne shoqerite e kombet Ballkanike.

Se dyti, te tre keto marreveshje jane pergatitur prej eksperteve jo nga Ballkani, por nga shoqeri e kombe Perendimore, bazuar ne kulturat dhe pervojat e tyre.

Se katerti, te tre keto marreveshje kane qene relativisht te imponuara dhe te nxituara nga jashte-brenda, pa ndergjegjesimin dhe pranueshmerine e plote e te vullnetshme te paleve ne konflikt.

Se fundi, jo nga rendesia, por nga renditja, te tre marreveshjet parashikonin monitorimim e perkujdesjen nderkombetare ne nje afat te pacaktuar.

Duket se diplomacia Perendimore perseriti thuajse te njejtat sjellje ndaj Ballkanit , qe pati ndjekur nga Kongresi I Berlinit (1878) deri ne renien e Sistemit te Vjenes (1914).

Te vetmet ndryshime ishin nderhyrjet e forta ushtarake per ndalimin e konflikteve si dhe vijimi I pranise se larte nderkombetare qe vijon edhe ne kohen tone.

Kur do mesohen te negociojne shoqerite ne Ballkan?

Kur politikat ballkanike do prodhojne zgjidhje permes negociatave?

Kur do mesohen shoqerite, politikat e shtetet ne Ballkan te respektojne marrevedhjet e brendshme dhe ato nderkombetare?

Si do krijohet kultura e negocimit ne jeten e ballkanasve?

Kur konfrontimet, polarizimet dhe violenca e rruges do I lere vendin negociatave ne tryeza e institucione?

Deri kur politika e batutave pa moral dhe retorikes pa etike do dominojne mbi kulturen e dialogut dhe negocimit?

Ne universitetet Perendimore u thuhet studenteve se metodat interaktive synojne jo t’u japin peshk, por t’i mesojne sesi te peshkojne. Dhe shume mire e kane.

Mirepo ne Ballkan, diplomacia Perendimore vazhdon t’u jape ballkanasve peshk te gatshem e shpesh te papertypshem per to dhe jo t’i mesoje te peshkojne vete e te pertypin deri ne fund produktin e vet.

Historia vazhdon te na jape te njejtat mesime, sepse ndaj Ballkanit po perseriten te njejtat gabime. Deri kur…..

Share: