Home KRYESORE “Schengen” dhe liria e lëvizjes në Europë janë në rrezik.

“Schengen” dhe liria e lëvizjes në Europë janë në rrezik.

Duket se Italia është gati që të rivendosë kontrollet në kufirin me Slloveninë dhe kjo po ndodh ndërsa fluksi i refugjatëeve shtohet për shkak të mbylljes së kufijve nga disa qeveri te tjera. Pritet që edhe Italia të vendosë kontrollet dhe postblloqe për kontrollin e dokumentave dhe për të verifikuar se kush ka të drejtë apo jo që të hyjë në Itali.

Analistët thonë se ky është hapi i fundit për të vulosur dështimin e plotë të traktatit të “Schengen”-it, ndërsa në të vërtetë marrëveshja mes shteteve të Bashkimit Europian ka dështuar prej kohësh.

Kjo ne fakt s’është e vetmja, pasi edhe marrëveshja për ritransferimin e refugjatëve që u firmos shtatorin e shkuar duket se nuk funksionon. Ky pakt parashikonte se nga Italia duhej të largoheshin 80 emigrantë në ditë për të shkuar drejt vendeve të tjera europaine, por në tre muaj janë larguar vetëm 190-raportoi TCH.

Autoritetet italiane thonë se nuk është mbajtur asnjë premtim dhe kjo mjafton për të kuptuar se nuk ka asnjë politikë të përbashkët pritjeje. Ndërkohë qe, komisioneri europian për emigrimin, Dimitri Avramopulos thirri në një takim të mërkurën ministrat e Suedisë, Danimakrës dhe Gjermanisë, mbase qe të japin shpjegime për kontrollet e vendosura në kufi.

Sipas zyrës së Avramopulos, bëhet fjalë për një takim koordinimi më të madh përballë sfidës së emigrantëve. Megjithatë, më herët, misnitri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha se pas vendimeve të Stokholmit dhe Kopenhagenit, marrëveshja e “Schengen”-it dhe liria e lëvizjes në Europë janë në rrezik.

Share: