Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është paraqitur ditën e sotme në zyrën e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për të zhvilluar një takim.
Ky takim vjen menjëherë pas publikimit të audio-përgjimit të vëllait të ministrit.
Mësohet se prezent në këtë takim është edhe Erion Braçe. Nuk ka detaje për bisedën e zhvilluar mes tyre, ndërkohë që kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris për takime zyrtare.