Home KRYESORE Hajdarmataj nxjerr provat e reja: Si ndërhyri Tahiri në TIMS, kur nuk...

Hajdarmataj nxjerr provat e reja: Si ndërhyri Tahiri në TIMS, kur nuk u regjistrua Moisi Habilaj

Prokurori i Krimeve të Rënda, në cështjen “Tahiri” ka deklaruar sot se ka dyshime për ndërhyrje në sistemin TIMS, jo vetëm për lëvizjet e ish ministrit të Brendshëm, por edhe të personave të arretsuar në Itali, si është Moisi Habilaj.

“Do konfirmojmë që shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS sikurse është rasti i Moisi Habilajt”, tha Hajdarmataj.

Sipas tij, në TIMS, ka pasur ndërhyrje lidhur me hyrje dalje jo vetëm të Tahirit, aso kohe në rolin e Ministrit të Brendshëm. Por edhe me personat e tjerë, si është rasti i Moisi Habilaj. Por për këtë do të jap shpjegime të mëvonshme dhe do të zbardhen në fund të hetimit”- tha ai.

Gazetari i “Panorama”, raporton për provat e reja të paraqitura nga prokurori Hajdaramataj dhe akuzat se Tahiri në detyrën e Ministrit të Brendshëm ka ndërhyrë për të mos u regjistruar shtetasi Moisi Habilaj në sistemin TIMS për disa lëvizje të bëra.

Në kohën që Tahiri ka qenë me skaf në Greqi dhe ai pësoi defekt, sipas prokurorit, Tahiri kërkoi ndihmën e një oficeri policie që erdhi së bashku me teknikun dhe Artan Habilajn, drejt Greqisë.

“Në kohën e kthimit, së bashku me skafin me defekt, nuk është regjistruar në portin e Sarandës që ka hyrë Artan Habilaj, me policin dhe mekanikun. Nga Saranda skafi është lënë në portin e Durresit.

Pas disa ditësh është paraqitur te Moli, Moisi Habilaj, dhe të vetmit që i kanë bërë rezistencë kanë qenë punonjësit e molit, që i kanë thënë se nuk mund ta marrë pasi nuk ka dokument. Pavaresisht kesaj, Moisi Habilaj, e ka marrë skafin dhe ka shkuar në Brindizi për ta rregulluar.

360grade.al

Share: