Nga Zef Bushati
Jemi pergjuar gjithe jeten tone. Kam lexuar dhe shikuar ne filma se menyra e pare e pergjimit ishte ajo mbas deres,mbas dritares,mbas gardhit,mbas shpines,etj.
Pergjuesit nuk kishin emer,me vone ata u quajten spiune. Spiunazhi u shendrrua ne pune dhe profesion. Nazistet gjermanet ne luften e dyte boterore kane thane se: kudo spiunet i paguanim,vetem ne Shqiperi gjetem spiune pa pagese.
Nese eshte e vertete, kjo thenie eshte poshteruese per ne si popull. Ne kohen e Zogut e te Enverit perseri spiunet kishin mjaft pune dhe privilegjoheshin nga sistemi dhe pushtetaret.
Rradhet e tyre shtoheshin. Por edhe format e pergjimit perfeksionoheshin. Nga pergjimi me veshe kaloi ne pergjim me mikrofon e kufje.
Keshtu mikrofonet spiun vendoseshin poshte tavllave te duhanit neper lokale,brenda dollapeve e sirtareve neper zyra,madje sigurimi i shtetit kishte rekrutuar specialiste qe hynin diten dhe naten ne shtepi e instalonin mjete pergjimi.
Godina ku qendronin pergjuesit dihej. Quhej nga qytetaret e Tiranes “shtepia me gjethe” e jo “shtepia e gjetheve” sic e perktheu gabim emrin Ministria e Kultures Kumbaro. Koha ecen,dhe bashke me te edhe shkenca. Per spiunet filluan dite me te lumtura me teknollogjite e reja te pergjimit.
Pervec vesheve,tani perdorin edhe mjete moderrne. Madje nuk kane nevoje te ngjiten as lart ne hapsiren qiellore,se atje ngjisin salelitet spiune me te cilet pergjojne gjithshka ne toke. Spiunet tani nuk kane pse te rrine mbrapa teje per te degjuar,mbasi kane aparatura qe pergjojne deri ne disa qindra metra larg.
Sot ne kohen e vrullit elektronik spiunet pergjojne nepermjet celularit e kompiuterit ne te gjitha menyrat. Keto nuk u shpiken sot. Sot i mesuan deputetet. Prandaj me sa duket u alarmuan. Ankthi i disa prej tyre eshte se cfare kane pergjuar. Eh ky korrupsioni,ky kriminaliteti nuk na u nda. Na eshte qepur nga pas me keq se spiunet.