Home KRYESORE Operacioni sekret i shefes së re të CIA-s në Kosovë

Operacioni sekret i shefes së re të CIA-s në Kosovë

Me 51 vota për dhe 43 vota kundër Senati amerikan ka konfirmuar ditën e djeshme, Gina Haspelin si drejtoreshë e Agjencisë Qendrore Informative, CIA.

Haspel e cila do të jetë gruaja e parë në krye të CIA-së është veterane, me 33 vjet punë në këtë agjenci dhe momentalisht është ushtruese e detyrës së drejtorit.

Mirëpo cila është veprimtaria e saj.

Zyrtarët e CIA-s janë të entuziazmuar me emërimin e Haspelit si udhëheqëse e tyre, me këtë rast ka ndarë disa detaje nga jeta dhe puna e mëparshme e Haspel, detajet e saj personale dhe projektet për të cilat ajo ka punuar.

Ajo kishte punuar si një oficere “klandestine” në CIA, Haspel ishte përgjegjëse për një operacion të fshehtë të emërtuar, “Syri i maces”, ky operacion përfshinte kapjen e dy personave të dyshuar për terrorizëm, në vendin ku njihet si “vendi i zi”, Tajlanda.

Ndër të tjera, vendet të cilat ajo ka vepruar e të cilat i konsideronte si vende të zeza ishte edhe Kosova së bashku me Rumaninë, Polonin dhe Lituanin, përcjell Insajderi.

Abu Zubayadah, ishte një nga të dyshuarit të përfshirë në sulmin e 11 shtatorit, u bë i paraburgosuri i parë atje dhe metodat e torturës ishin çnjerëzore dhe mizore. Haspeli u emërua kreu i misionit pas “çështrjes” Zubayadah, por ajo ishte e pranishme edhe gjatë një çështje tjetër të rëndë të torturës së Abdal-Rahim al-Nashiri.

Haspeli më vonë ishte në telashe për shkatërrimin e videokasetave që kishin dokumentuar hetimet brutale në burgun sekret të Tajlandës. /Insajderi.com

Share: