Duke folur për hapjen e negociatave me Shqipërinë, kryeministri grek Aleksis Cipras nga Samiti i Sofjes nënvizoi se vendimi nuk varet nga ecuria e bisedimeve për çështjet e vjetra mes dy vendeve, ndërsa shtoi se presin një rezultat pozitiv në qershor.
“Negocimi ishte i vështirë. Duhej shumë kohë. Ne kemi çështje të hapura që nga Lufta e Dytë Botërore, të drejtat e pakicës greke, etj. Por jemi në rrugën e duhur, jam shumë optimist, mund të kemi një rezultat pozitiv në qershor.
Negociatat për Shqipërinë? Përtej kësaj, nëse Shqipëria merr dritën e gjelbër për anëtarësim, ajo nuk varet vetëm nga zgjidhja e dallimeve midis nesh. Ka disa vende që kanë një vlerësim të ndryshëm në këtë drejtim”, tha kreu grek i ekzekutivit.
Pak ditë më parë Greqia dhe Shqipëria arritën marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të mjeteve.