Home KRYESORE Sulmohet në Lezhë, autobusi i linjës Ulqin – Prishtinë

Sulmohet në Lezhë, autobusi i linjës Ulqin – Prishtinë

Një autobus i linjës së rregullt Ulqin – Prishtinë është sulmuar me gurë nga persona të panjohur në territorin e Shqipërisë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 të së martës në Reps të Lezhës dhe fatmirësisht përfundoi pa të lënduar.

Gurët që goditën autobusin e kompanisë “Barileva” lanë të thyer një xham dhe një nga fenerët e autobusit duke shqetësuar tej mase udhëtarët.

Indeksonline ka siguruar foto nga kjo ngjarje. Policia shqiptare thotë se menjëherë ka nisur hetimet për kapjen e autorëve. ©LAPSI.al

Share: