Nga Gentian Aliaj, Lëvizja Shqip.On
Proçesi i qytetërimit perëndimor bazohet në një filozofi që e shfuqizon mitin, kultin e individit, ideologjinë rraciste apo totalitare. Kërkesa e shqiptarve për tu bërë pjesë e këtij qytetërimi solli dhe rrëzimin e sistemit komunist i cili bazohej në kultin e individit dhe propaganden shtetërore.
Qysh në fillimin e pluralizmit politik në shqipëri filluan shpresat për ndërtimin e një shteti demokratik të bazuar në modelin Europian. Mirëpo mjetet e perdorura nga klasa politike shërbyen si mjete për të rehabilituar dhe legjitimuar një filozofi tjetër politike.
Proçesi i tranzicionit i veshur nga klasa politike me vellon e Demokratizimit ka mundur ta kthejë mendimin racional të shqipëtarëve tek statusi i mitologjisë nëpërmjet indoktrinimit dhe manipulimit. Parimi bazë me të cilin jane afirmuar te gjitha partitë politike ka qënë demokracia, kurse në të vertetë demokracia në sensin e krijimit të institucioneve të pavarura, rrespektimin e të drejtave të njeriut, barazinë perpara ligjit etj, akoma nuk është realizuar.
Shqiptarët akoma votojnë këto parti. Pse? Cfarë i pengon shqiptarët ta kapërcejnë këtë formë politik bërje Orientale me veshje Oksidentale?
Problemi është shumë i thellë. Kapitalizmi që kërkonin shqiptarët kërkonte liri dhe liria per politikanet kërkonte metoda të reja sundimi, pra sundim ekonomiko-mediatik dhe jo qeverisje demokratike.Për shqiptarët Demokracia ishte një eksperiencë e re dhe thjeshtë një perfytyrim hipotetik, prandaj në mjegullen që kishte kapluar shqiptaret ujqërit bënë punën e vet.
Manipulimi dhe indoktrinimi shkuan një hap mbrapa, por jo si shuarje por si ajo shigjeta e vendosur ne hark që tërhiqet mbrapa për të pasur potencial më të madh që te shkojë sa më larg e të ngulet më thellë. Teknikat e reja të kontrollit filluan që të materializohen shpejt në kondita të reja tashmë.Në sistemin monist aktorët e shoqërisë civile ishin të varur direkt nga shteti dhe politika. E njëjta gjë ndodh edhe sot, pavarësia e shoqërisë civile ndaj pushtetit politik sheshohet, administrata publike mbushet me militantë, nuk rrespektohet meritokracia (prandaj ne sot kemi nje administrate joprofesionale dhe të paafte), pushteti politik bëhet monopol i shpërndarjes së vendeve të punës.
Rezultati: Mungesa e një shoqërie civile që është jetike per cdo sistem demokratik. Politizimi i shoqërisë që realizohet nëpermjet mjeteve të sofistikuara shërben si mjet për një qëllim: Ruajtjen e Statusquos-ë.
Si mjet për politizimin e shoqërishë shërben një zgjatim i pushtetit politik, që në botën perëndimore ështrë i pavarur nga politika, kjo është media.
Media legjitimon politikën duke u shenderruar në skenen më të famshme ku luhen regji spektakolare nga personazhe publikë. Politika futet kudo, për te flitet kudo, në emisione televizive, në programacione humoristike, në radio, gazeta, ne rrjete sociale dhe duke qënë monopol i shperndarjes së vendeve të punes politika zë vendin e parë edhe në diskutimet familjare.
Përse dimë ne dicka? Sepse ne shikojmë televizor, lexojmë gazeta (tashmë edhe nëpër rrjetet sociale) shikojmë programe humoristike dhe flasim me njerëzit.
Në emisione investigative shikojmë analistë që hiqen gjoja si neutral, të paanshëm dhe në realitet nuk bëjne analiza në shërbim të shpjegimit të qytetarit por thjesht një riprodhim të politikes me metoda më të sofistikuara.
Teknikat fillojnë të persosen, gjuha e pushtetit artikulohet kudo, ne tronditemi më shumë që u arrestua Tom Doshi sesa për 4 viktima në mes të bulevardit, mendimi racional fiton statusin e mitologjisë dhe mitet tona na udhëheqin. Institucionet e fjales së lirë dhe lirisë të mendimit nuk e pengojnë pajtimin intelektual me realitetin ekzistuas. Ajo që ndodhë është një ripercaktim rrënjësor i vetë mendimit, i funksionit dhe permbajtjes së tij. Shoqëria e ka të pamundur të ngrihet mbi ligjërimin e sotëm politik për arsye se kemi një multidimensionalitet instrumentesh që perdoren për mpirjen e mendimit kritik. Pushteti modelon shoqërinë dhe kjo shoqëri pastaj zgjedh këtë formë pushteti, ky eshte rrethi vicioz ne te cilin jane trullosur shqiptaret sot. Kemi: pluralizem partiak, pra disa parti politike në qarkullim, kemi gjykata de jure të pavarura, media de jure të pavarur, programe demokratike por nuk kemi: drejtësi, meritokraci, institucione de fakto te pavarura dhe as llogaridhënie qeveritare, pra nuk kemi Demokraci.
Si ka mundësi?
Demokracia që të zhvillohet ka nevojë për një hapsirë mediatike dhe shoqerore, sot këto hapsira jane uzurpuar nga ushtaret e sistemit të cilët në emer të interesave individuale i shërbejnë religjionit pushtet të eprorëve të tyre. E vetmja mënyre për të dalë nga ky rreth vicioz i cili i ngjan një burgu psiko-ekonomik të mirengritur nga kasta e tranzicionit është pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje politike si dhe në ndarjen e pushteteve (shiko pika 1 paragrafi 5 i traktatit te Lisbones që kërkon demokraci pjesmarrese)
-Përse asnjë medie nuk transmeton inisiativen e Levizjes ShqipON për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshem, Presidentit, KLD, Avokatin e popullit dhe KQZ direkt nga populli?
-Kush ka frikë nga një medie e lirë dhe kush e ka censurur këtë të fundit?
-Kush ka frikë nga vendimet e popullit sovran?
-Përse asnjëra parti nuk e don ballancimin e pushteteve?
-Kush ka frikë nga Transparenca reale?
Pra ja ku jemi sot në kushtet e një sistemi kleptokratik të sofistikur ku një grupi njerëzish bën teater në sytë e qytetarëve për të fshehur dramen e vertetë që ju kanë shkaktuar keto 25 vite duke i vjedhur me rotacion.
Shqiptaret shumë shpejt do të zgjohen nga hipnoza mediatike dhe do vendosin vetë për fatin e vendit të tyre!!!