Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në zonën e Freskut, kur një person i paidentifikuar ka hyr brenda një exchange dhe ka këkruar të grabisë, duke i thënë punonjëses “më jep 3 mije euro”.
Burime për “Panorama”, bëjnë me dije së më pas ai ka nisur të godasë xhamin dhe ka kërkuar me instistim paratë. Në këto kushte, punonjësja ka mundur të dalë deri te dera dhe të kërkojë ndihmë duke bërtitur.
I gjendur përballë faktit që shumë persona që ndodheshin jashtë exchange e dëgjuan, ai ia ka mbathur me vrap.
PS: Foto eshte e arkivit