Home KRYESORE ‘Pasqyren’ e Ka Thyer Kryeopozitari Basha. Nga Genc Mlloja

‘Pasqyren’ e Ka Thyer Kryeopozitari Basha. Nga Genc Mlloja

“Edi Rama është sot pengesa kryesore e përparimit dhe integrimit europian të Shqipërisë”. E thene kjo sot nga kryeopozitari Lulzim Basha.

Po me te vertete ky i vetshpallur kreu i opozites shqiptare beson se e beson njeri.

Kjo eshte gjeja me fatekeqe e Shqiperise- nuk ka pasqyre ku te shikoje veten per punen e vet maxhoranca, kryeministri, presidenti, shoqeria civile, pse jo edhe media.

Kete ‘pasqyre’ simbolike, sic ma ka treguar historine i ndjeri Pjeter Arbnori me 1991, e ka thyer vete Z. Basha i ndergjegjshem cfare po bente me 18 maj 2017.

Paraardhesit te tij Z. Berisha nuk i ka mbetur asnje pasqyre. I ka thyer te gjitha me kohe. Nuk ka cfare i jep pasuesit.

Prandaj Bashes si mbetet tjeter por te shikohet ne pasqyren e kryeministrit, qe as begenis ta permend me as ate e as opoziten, vecanerisht ne intervista me mediat e huaja.

Share: